OEK: Dorëheqja e Qeverisë do të ketë efekte negative te bizneset - Bota Sot
OEK: Dorëheqja e Qeverisë do të ketë efekte negative te bizneset

Ekonomi

OEK: Dorëheqja e Qeverisë do të ketë efekte negative te bizneset

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 10:11
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) -  Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj se pas vendimin të dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj do të ketë efekte negative në klimën e të bërit biznes dhe investimet e huaja.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një  konferencë për media tha se gjithmonë kur ka zgjedhje të papritura ka pas efekte negative tek bizneset.

“Gjithmonë kur ka pas rënie të Qeverisë apo dorëheqje të Qeverisë ka pas rënie të klimës së biznesit dhe investimet e huaj. Do të ketë efekte negative”, tha ai.

Për termocetralin ‘Kosova e Re’, Rukiqi tha se ka një aranzhim, por tha parakusht për me ecë projekti tutje është votimi në 2/3 e deputetëve.

Sipas tij, mund të ketë skepticizëm për këtë projekt nga Qeveria e ardhshme.

Për taksën, Rukiqi tha se ajo është vendim politik dhe në rrethanat aktuale nuk beson se do të largohet.

Rukiqi gjithashtu shprehu shqetësimin e saj për ndërhyrjet në biznesin “Abi Çarshia” në Prizren. Sipas tij, kjo është shqetësuese për klimën e të bërit biznes në Kosovë.

Ndërkaq, Avokati i kompanisë “Abi Çarshia”, Taulant Hotaj tha se vendimi për rrënim është politik, pas siç tha ai asnjë centimetër në objektit të tyre nuk është pronë publike.

Mbështetje kompanisë, “Abi Çarshia” i dha dhe kryetari i shoqatës së ndërtuesve, Fatos Hoxha, i cili tha se veprimi i organeve komunale në Prizren është në shpërputhje me legjislacionin më fuqi.

***

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, mban konferencë për media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...