Të ndalet e keqja e përhapur gjatë tranzicionit

Ekonomi

Të ndalet e keqja e përhapur gjatë tranzicionit

Nga: Fahri Dahri Më: 23 korrik 2019 Në ora: 09:37
Ilustrim

Mashtrimi 

Mashtrimi është një tjetër ves i dëmshëm, por që në rrethana të caktuara është përdorur dhe përdoret edhe gënjeshtra. Disa gënjejnë për të mbrojtur veten, të duken mirë, të përfitojnë financiarisht, ose përdorimi i glnjedhtrës në shoqëri blhet gjoja për të shmangur dënimin.

Personat që gënjejnë, shpesh për përfitime personale mund të diagnostikohen me çrregullime antisociale të personalitetit dhe gjendja e tyre përkeqësohet me kalimin e kohës. Çfarë i bën që njerëz të ndryshëm, me standarde të ndryshme, kur vjen puna mënjanohen ose ndërrojnë mendim për të thënë të vërtetën, duke shpresuar se me gënjeshtër mund të përfitojnë ose të shpëtojnë nga një veprim apo mos veprim?. Lidhur me këtë fenomen, pa mëdyshje, nisur gjithëmonë nga përvoja e periudhës së tranzicionit, nuk mund dhe as që duhet të mendojmë se përgjigjen do ta marrim nga politikanët. Kjo pasi në të shumtën e rasteve politikanët tanë, për fat të keq, kanë dështuar në misionin e tyre të ligjshëm, por ata janë të suksesshëm në përfitimet formale dhe informale. Kështu shoqëria jonë pret më shumë urtësi dhe mendime për prosperitet nga shkencëtarët, studiuesit, akademikët e merituar, të cilët bazohen në hulumtimet, studimet dhe përgjithësimet e përvojave.

Pse përçmohen gënjeshtarët, sidomos ata që e kanë bërë rrugë? E thjeshtë, është çështje besimi. Kur një person gënjen, ai ka thyer një kod, ka prishur një marrëveshje të pashkruar për të trajtuar të tjerët ashtu si do donte gjithkush për tu trajtuar.

Mashtrimet serioze shpesh na i bëjnë të pamundur të besojmë përsëri një person. Dhe meqënëse kjo është një çështje besimi, zbulimi i gënjeshtrës sa më parë të jetë e mundur dhe e vetëpranuar, është rruga më e mirë për riparimin e marrëdhënieve. Nëse e vërteta vjen pas detyrimit, riparimi i besimit është shumë i vështirë.

Si prindër, mbartës të shumë përvojave, mesazhi më i mirë që mund t’i japim fëmijëve dhe anëtarëve të familjes tonë është ti mësojmë ata të arrijnë ti zbulojnë vetë të vërtetat, pa i detyruar. Nuk ka rëndësi koha që mashtrimi ka vazhduar, as dhe madhësia e tij, rëndësi ka arritja e vetëdijes për të pranuar dhe treguar mashtrimin. Deklarimi i mashtrimit me anë të dhunës apo frikës mbetet pavlerë, sepse mashtrimi në këto raste është i mundshëm për tu përsëritur. Vetdeklarimi i mashtrimit, është arritje e rëndësishme mes njerëzve, rrit besimin tek njëri tjetri, si në rrethin shoqëror dhe atë familjar.

Lakmia

Lakmia shquhet për dëshirat e tepruara, ajo është një pangopsi e frikshme, përkufizohet me dëshira të këqia, të liga, egoiste. Në librat e shenjta ato kuptohen si «dëshira për të pasur më tepër», që sipas Biblës tregohet «lakmia» dhe «zilia». Lakmia shfaqet në disa drejtime, siç mund të rendisim dëshirën për të patur sa më shumë para, pasuri, dëshirën për pushtet, maninë për sa më shumë përfitime materiale. Por nuk mund të mos përmenden edhe njerëzit me dëshira për të shijuar sa më shumë ushqime, rehati personale, për të prekur dhe shijuar bukurinë natyrore dhe njerëzore, sigurisht jashtë përkatësive të tyre. Këta lloj njerëzish, të cilët nuk i përmbahen rregullave, normave të moralit, udhëzimeve dhe ligjeve, shoqëria i rendit si njerëz pa karakter, mashtrues, gënjeshtarë, hajdutë, pushtër, futen në grupimin e njerëzve të urryer, të degjenruar.

Si lakmia dhe lakmitari bëhen të dallueshëm nëpërmjet veprimeve ose mos veprimeve të dukshme, të cilët vjen një moment që e shfaqin, apo të zbulojnë dëshirat e tyre të gabuara ndaj një sendi, malli apo plotësim dëshirë duke “prekur” gjënë e tjetër kujt. Përsëri le të njihemi me këshillat e Jakovit biblik, i cili thotë: “Se dëshira e gabuar, kur është bërë pjellore, lind mëkatin”.

Me keqardhje, por sado që breza të tërë para nesh, me përvojat e tyre ndaj të mirave dhe të ligave, na i kanë shkruar dhe lënë trashëgimi në forma të ndryshme për të mos rënë në gabimet apo paudhësitë e ndryshme, në këto vite ne u jemi larguar atyre mësimeve. Ne nuk i lexojmë, nuk i vlerësojmë sepse na pëlqen jeta “pa kapistër”, ne duam nje jetë liberta ose duam të jemi “njerëz hergjele”.

Dhe ky konceptim i jetës na është kultivuar pikërisht nga drejtuesit politik, të cilët kanë parapëlqyer “lirinë e pakufizuar të njeriut”. Një fatalitet, që jo vetëm duhet ndalur, por duhet të merren masa për rikthim në normalitet moral, etik, profesional dhe njerëzor. Rëndësi të veçantë në këto drejtime merr ngritja e institucioneve të edukimit popullor dhe rritjes së kujdesit për të rikrijuar pastërtinë e shpirtit dhe përgjegjshmërinë që kemi ndaj vetes,ndaj njëri-tjetrit dhe në tërësi ndaj shoqërisë. Nëse njeriu synon të bëjë pronë të tij diçka që i takon një tjetri, në këtë rast lakmia ndrron trajtë, nga lakmi kthehet në zili.

Ku janë institucionet e edukimit për mbarë shoqërinë?

Nuk mungojnë projektet apo pogramet e shkruara lidhur me nevojat e shoqërisë për një edukim kolektiv, por mungojnë institucionet dhe metodat për vënien në praktikë. Asnjë shoqëri nuk është e përsosur, apo e arrirë për të mos patur nevojën e vazhdueshme të edukimit qytetar. Në literaturë njihen disa forma për edukimin qytetar siç janë:

“Edukimi për qytetari demokratike” që nënkupton edukimin, trajnimin, ngritjen e vetëdijes, informimin”.

“Edukimi për të drejtat e njeriut” nënkupton edukimin, trajnimin, ngritjen e vetëdijes, informimin, praktikat dhe veprimtaritë që ato synojnë, përmes pajisjes së njerëzve me njohuri, aftësi, qëndrime dhe sjellje që i aftësojnë dhe i fuqizojnë ata për të dhënë ndihmesën e tyre në ndërtimin dhe mbrojtjen e një kulture universale të të drejtave të njeriut në shoqëri, për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore:.

“Arsimi jo formal” nënkupton çdo program të planifikuar arsimimi, jashtë mjediseve të arsimit formal, të hartuar për të përmirësuar një grup të caktuar aftësish dhe kompetencash”.

“Arsimi informal” nënkupton procesin e të nxënit gjatë gjithë jetës, gjatë të cilit, çdo individ pajiset me qëndrime, vlera, aftësi dhe njohuri nga ndikime dhe burime arsimore që gjenden në mjedisin e tij/saj si dhe nga përvojat e jetës së përditshme (familja, grupet e moshatarëve, fqinjët, takimet, biblioteka, media, puna, etj)”.

Ka mendime specialistësh që edukimi qytetar të realizohet edhe nëpërmjet mediave.

Por, ky edukim qytetar me anë të mediave, arrihet nëse informimet nëpërmjet mediave të sigurohet që janë të mirëqena, të vërteta dhe të dobishme. Jemi dëshmitarë se mediat, sidomos ato televizive, bazuar në praktikën e deritanishme janë të pabesueshme, janë shumë larg në realizimin e misionit që kërkohet për “edukimin qytetar”.

Mediat po thuaj 24 orë janë në shërbim të “tellall-llëkut” të politikës, ku kjo e fundit shpif, mashtron, sfidon, krijon konflikte të ashpra dhe kur kërkohet për përgjegjësi, e kemi parë se si gajasen duke deklaruar edhe para organeve të drejtësisë që mashtrimet, shpifjet etj. i jusitifikojnë me llogjikën se “i përdorin politikisht”. Në këto kushte kërkohen masa drastike për të vendosur në rrugë të drejtë, të mbarë dhe të ndershme, jo vetëm mediat, politikanët por dhe vetë institucionin e politikës, pa anashkaluar analistët, studjuesut deri edhe akademikët, të cilët duhet të ngrejnë zërin për të krijuar institucionet e “edukimit qytetar”.

Disa praktika që përdorin me efikacitet metodat dhe mënyrat për edukimin masiv qytetar, në shtete të ndryshme, si në SHB, në Itali, në Britaninë e Madhe etj, forma të cilat duhen studiuar dhe aplikuar në përshtatje me kushtet e vendit dhe karakterin e popullit tonë. Dhe nisja për të filluar nga “edukimi mbarëpopullor” është tepër i domosdoshëm, për të ndalur “tatëpjetën” e amoralitetit, e cila është shfaqur si e “pranuar” në raste të tepruara tek ata/ato të rinj e të reja, që na janë pagëzuar si “VIPA” (Persona shumë të rëndësishëm).

Mundet të zbulojmë se dikush na gënjen!

Nuk kam arritur të gjej ndonjë përkufizim të plotë për të zbuluar se dikush na mashtron, apo gënjen, por nisur nga shumë përvoja si dhe nga rastet e ndodhura në jetën time, nëpërmjet vrojtimit të kujdesshëm të disa qendrimeve apo sjelljeve mundet të arrihet tek zbulimi se kush na gënjen, madhtron, vjedh, shpif, apo që është lakmimtar etj.

Të gjithëve na ka ndodhur që gjatë bashkëbisedimit më dikë për të sqaruar ndonjë problem, vjen një çast dhe i themi: “Më shiko drejt në sy”!.Kur një personi që ke përpara i shmanget kontaktit sy më sy. Nëse konstatoni se personi përballë përpiqet të shmangë shikimin drejt në sy gjatë bashkëbisedimit, ju jeni në të drejtën tuaj që të krijoni dyshim në vërtetësinë e deklarimit të atij personi.

Rast tjetër dhe më i besuar është ndryshimi i zërit tek bashkëbiseduesi. Dikushi gjatë bisedës, në disa pjesë të tregimit bën ndryshimin e zërit, si dhe shoqërohen me mbrapashtesa të panevojshme apo të pakuptimta, por përdoren për të fituar kohë, gjoja në mbushjen e mëndjes tuaj.

Janë edhe disa veprime që njihen si “gjuha e shenjave”, të tilla konsiderohen lëvizjet e duarve, të kokës, mimika e fytyrës, të cilat u shërbejnë gjoja për tu bërë sa më i besueshëm tek bashkëbiseduesi, për mashtrimet që ai/ajo, gënjen apo shpif.

Interesate, por dhe qesharake për njerëzit me karakter të fortë, me gjykim dhe llogjikë të shëndoshë, është të kundërshtuarit e vetvetes të njeriut që përpiqet t’ju gënjejë, mashtrojë etj. Ai mundohet të sjellë argumente që kundërshtojnë ato ç’ farë ka deklaruar pak më parë në bashkëbisedimin me ju. Kujdes duhet treguar në rastet kur bashkëfolësi shtrëmbëron aty për aty fjalët që ju thoni, megjithëse ju mundoheni ta sqaroni, ai/ajo nuk tërhiqet. Pra kur përpara ke një person që tjetërson apo ndryshon thëniet e tua, dije se përpara ke një mashtrues, i cili përgadit terren për një sulm armiqësor ndaj teje, pavarësisht të vërtetës/apo të vërtetave.

SENATI I TË URTËVE

Koha për krijimin e një strukture kushtetuese, e cila në përbërjen e saj të përfshijë vetëm intelektualë të aftë profesionalisht, të denjë moralisht dhe të pakorruptuar. Një strukturë e përbërë nga një numur i caktuar intelektualësh, përafërsisht nga tre anëtarë të fushave më kryesore që operojnë tek ne.

Secili anëtar, detyrimisht duhet të jetë “çertifikuar-liçencuar” i përshtatshëm nga Vettingu. Pa asnjë mëdyshje të jenë të “Mosvarur” politikisht, me përvoja dhe të sprovuar në kryerjen e detyrave.

Nxitoni të ndalet e keqja, të çlirohet shpirti dhe madhështia e këtij populli që nuk është shuar, por ka mbijetuar karshi armiqësive të panumurta të bëra kundër tij.

Dymijë vjet nuk u lejua të shkruaj, nuk u lejua të flasë gjuhën e tij pellazge, nuk u lejua të “gërmonte” nëndheun e tij për të nxjerrë të vërtetën e thesareve të së shkuarës së tij.

Lejojeni të çlirojë energjitë e tij pozitive, lejojeni të ribashkojë copëzat e tij dhe do të shikoni vetëm arritjen e demokracisë së vërtetë, jo vetëm në Ballkan, por një rend i ri shoqëror do të zbresë në këtë GLOB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat