12 milionë euro për 14 komuna të Kosovës

Ekonomi

12 milionë euro për 14 komuna të Kosovës

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:41
Pamje nga konferenca

Në kuadër të aktivitetit Qeverisja Efektive Lokale të USAID-it 14 komuna te Kosovës do të përfitojnë 12 milionë euro për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve dhe transaprencën e qeverisjes në nivel lokal.

Komunat që do të përfitojnë nga ky projekt janë: Kllokoti, Novobërda, Zubin Potoku, Leposaviqi, Mitrovica Veriore, Zveqani, Obiliqi, Istogu, Klina, Dragashi, Shtërpca, Graçanica, Parteshi dhe Ranilluga.

Drejtoresha e USAID në Kosovë, Lisa Magno, tha se është e lumtur që kryetarët komunalë po zotohen për qeverisje më të mirë.

“Më vjen mirë që sot kryetarët komunalë zotohen në arritjen e qeverisjes më të mirë. Jam e lumtur te bashkëpunoj me ju, mos e zhgënjeni këtë optimizëm” u shpreh ajo.

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodziq, tha se institucioni që drejton garanton realizimin e këtij projekti.

Nënkryetar i komunës së Obiliqit, Ibush Mjekqi, tha se komuna e tij mbetet e përkushtuar ne fuqizimin e gruas. Sipas tij 5 nga 11 drejtoritë komunale udhëhiqen nga femrat.

Ndërsa, kryetari i Graqanicës, Srdjan Popoviq, tha se përmirësimi, transparenca në qeverisje, përfshirja e rinisë dhe gruas mbeten objektivat e komunës që drejton.

Projekti u vlerësua si nismë e mirë në llogaridhënien dhe mirëqeverisjen lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat