Kosova përfiton grante në vlerë të mbi 6 milionë eurove

Ekonomi

Kosova përfiton grante në vlerë të mbi 6 milionë eurove

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha njoftoi se është lajm i mirë për Kosovën që aplikimi për grante në vlerë mbi 6 milionë euro u miratua nga WBIF duke e bërë Kosovën njërën nga vendet përfituese të Ballkanit Perëndimor.

Ajo theksoi rëndësinë e WBIF granteve në implementimin e projekteve që kanë për synim zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve strategjik siç është energjia, transporti, mjedisi, si dhe zhvillimi i sektorit social dhe privat.

“Ministria e Integrimit Evropian, në konsultim me bankat zhvillimore të cilat marrin pjesë përmes huadhënies, koordinoi procesin e përgatitjes së aplikimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të thirrjes së 21-të për grante të asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Ajo informoi se Komiteti Drejtues i WBIF ka njoftuar se janë miratuar aplikacionet për grante në mbledhjen e 20-të të datës 25-26 qershor 2019, në Berlin.

Hoxha deklaroi se në kuadër të asistencës teknike për Kosovën u miratuan 4 grante në nivel nacional në shumë prej mbi 5.5 milionë euro, dhe një projekt në nivel rajonal në shumë 624,000 euro.

 Më poshtë ministrja e Integrimit Evropian ka përmendur projektet përmes së cilave përfiton Kosova nga këto grante:

“Sistemet e Ngrohjes Qëndrore (€2,010,000)”

“Plani për Furnizimin me Gaz dhe Shqyrtimi i Kornizës Rregullative dhe Asistencës (€1,507,500)”

“Nxitja dhe Shfrytëzimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit në Kosovë: Ndërtimi i Digës së Kremenatës (€1,040,000)”

“Ndërtimi dhe Rehabilitimi i Infrastrukturës së Kujdesit Shëndetësor (€1,005,000)”

“REEP Plus, Dritarja 4 – Ndërtesat Publike (€624,000)”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat