Shell përmes Ferrarit tregon kualitetin e produkteve të tij

Ekonomi

Shell përmes Ferrarit tregon kualitetin e produkteve të tij

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 19:11
Shell përmes Ferrarit tregon kualitetin e produkteve të tij

Gjigandi botëror i derivateve Shell ka prezantuar sot automjetin Formula 1 Ferrari në qytetin e Ferizajt.

Ky aktivitet sipas organizatorëve synon të tregojë partneritetin që ka kompania Shell me Ferrarin, si dhe të tregojë kualitetin e produkteve të tij.

Gjatë këtij aktiviteti, shumë fëmijë patën mundësinë ta provojnë edhe stimulatorin e auto-garave dhe të fitojnë shumë produkte të kësaj kompanie përmes "ruletit të fatit".

Për Rrezon Gajtanin, provues i auto-stimulatorit, ndjesia ishte shumë e mirë dhe gazmore.

Gajtani: Ishte shumë mirë, kalova bukur

"Ishte shumë mirë. Kalova bukur. Timoni ishte pak zor për me sjellë, por ishte shumë bukur", tha Gajtani.

Ndërsa për Bislim Bytyqin problem ishte mbërritja e fraksionit të gazit për shkak të gjatësisë së tij.

Bislimi: Ishte shumë mirë

"Aty ishte shumë mirë, por pak si zor për mua, pasi unë jam i shkurt dhe s'munda ta qitja këmbën te gazi", tha Bytyqi.

Kënaqësi të ngjashme si bashkëmoshatarët e tjerë, pati edhe Aulon Osmani.

Osmani: I kam goditur muret

"Shumë mirë. Jam kënaqur... Pak i kam goditur muret, por  s’ka lidhje. Jam kënaqur", tha Osmani.

Ndryshe, Shell për herë të parë në Kosovë sjellë Formulën 1 Ferrari me një organizim të jashtëzakonshëm nga data 17 deri më 30 korrik ku karvani organizativ me shumë surpriza do të vizitojë të gjitha qytetet e Kosovës.

Qytetarët do të kenë rastin të shohin nga afër bolidin e Ferrarit, të garojnë me simulatorin e formulës si dhe të fitojnë shumë dhurata të veçanta.

Ky organizim i veçantë realizohet me sloganin “Mbushe ndjenjën, Formula 1 FERRARI NË QYTETIN TËND.”

Shell Kosova, brend ky që tashmë është përqafuar nga kosovarët, po vazhdon të sjellë ekskluzivitete në vendin tonë. Ky organizim do të zhvillohet në pompat Shell dhe sheshet e qyteteve.

Shell është shitësi me pakicë numër një i derivateve në botë, me rreth 44.000 pika të brendit, ndërsa në Kosovë zyrtarisht ka filluar operimin vitin e kaluar.

Aktivitetet e kompanisë Shell përmbyllen më 30 korrik në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, në ora 23:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat