Nesër skadon marrëveshja e Telekomit me Z-Mobile

Ekonomi

Nesër skadon marrëveshja e Telekomit me Z-Mobile

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 21:55
PTK

Lamih Balaj, Kryetar i Federatës Sindikale të PTK-së, thotë se punëtorët janë kundër secilës marrëveshje të re

Një grevë 24 orëshe kanë nisur punëtorët e Telekomit .

E brenda kësaj ndërtese të hënën u mblodh edhe bordi i kësaj ndërmarrje.

Drejtuesit e kësaj Kompanie Publike, janë mbledhur për të diskutuar për kontratën me Z-mobile, e cila skadon me 30 korrik.

Vendimi i bordit do të publikohet të martën, ndërsa drejtuesit e telekomit nuk kanë dashur të flasin për media.

Ndërkohë, punëtorët e kësaj kompanie kundërshtojnë ashpër vazhdimin e kontratës me operatorin virtual Z-mobile.

 “Nuk duhet me marrë guximin dikush me bo marrëveshje te re sepse krejt ata qe jane pjese e bordit i din damet qe ja ka shkaktu z-mobile”, ka thwnw Lamih Balaj, Kryetar i Federatës Sindikale të PTK-së.

Jozyrtarit mësohet se Telekomi i ka ofruar një marrëveshje të re me afat 3 vjeçar Z-mobilet, e ku ky operator për dallim nga kontrata aktuale fitimin e ka 77 %  me marrëveshjen e re do të fitonte vetëm 20 %.

Por, as kjo nuk shihet si zgjidhje.

Madje, sa e padëshirueshme është për punëtorët e këtij institucioni, po aq e padëshirueshme është edhe për nënkryetarin e komisionit hetimor të gjendjes në PTK dhe Vala, Milaim Zeka.

Ky i fundit thotë se ekziston bazë ligjore për t’ia ndërprerë kontratën z-mobile’it. E për këtë gjë përmend dy arsye.

 “Ekziston per dy arsye, nga 56 mije numra sim-to-sim 90% kanë qenë të z-mobile’it dhe e dyta nuk është leju konkurrenca”

Bile, Zeka shton se Prokuroria dhe Gjykatat kanë fakte për t’ia marrë z-mobile’it deri në 300 milionë euro.

1:17 “z-mobile me te gjeturat tona mund te gjobitet deri ne 300 milionë euro dhe me i mbulu shpenzimet qe padrejtësisht i ka marrë prej Arbitrazhit. 30 milionë ja jep knena 300 milionë ja merr knena”

Këtë gjë, Zeka thotë t’ia kenë rekomanduar kryeministrit në detyre, Ramush Haradinajt, duke shtuar se nder fajtorët kryesorë të kësaj gjendjeje është edhe vetë Qeveria si aksionare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat