Rritja e të hyrave, ATK tejkalon planin e muajit korrik për 4.4 milion euro

Ekonomi

Rritja e të hyrave, ATK tejkalon planin e muajit korrik për 4.4 milion euro

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 16:00
Rritja e të hyrave, ATK tejkalon planin e muajit korrik për 4.4 milion euro

Performanca në inkasimin e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës po vazhdon të shënoj rritje, e cila po tejkalon objektivat e planifikuara, thotë ATK përmes një komunikate për media.

Në komunikatë thuhet se nëse i referohemi realizimit të të hyrave për periudhën Janar-Korrik 2019, ATK ka mbledhur 297 milion euro, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë mbledhur  10.9 % apo 29.1 milion euro më shumë. Ndërsa, vetëm për muajin Korrik janë tejkaluar planifikimet e parapara për 4.4 milion euro.

Ky trend është si rezultat i zhvillimit të një mori aktivitetesh, në drejtim të përmbushjes vullnetare, luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale, trajtimin e borxheve, si dhe veprime të tjera të cilat janë në prioritet të ATK-së. Përveç këtyre, pjesë e rezultatit janë edhe reformat brenda institucionit të ATK-së, ku me theks të veçantë është ngritja e llogaridhënies te pjesa e stafit operativ, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës, si dhe trajtimi i barabartë i të gjithë tatimpaguesve. 

“Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe më fuqishëm në pjesën tjetër të vitit, më qëllim të përmbushjes së detyrimeve nga tatimpaguesit, të cilët kanë borxhe të pashlyera në ATK”, theksohet në fund të komunikatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat