Tërhiqet nga shitja Njësia nr.98 - Marketing Export Lokali Lipjan

Ekonomi

Tërhiqet nga shitja Njësia nr.98 - Marketing Export Lokali Lipjan

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 17:20
Tërhiqet nga shitja Njësia nr.98 - Marketing Export Lokali Lipjan

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë numër 98 - Marketing Export Lokali Lipjan nga Shitja e Aseteve me Likuidim numër 49.

Tërheqja është bërë në bazë të aktvendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Aktvendim CI 19 0008, për caktimin e masës së sigurisë deri në marrjen e vendimit përfundimtar, njofton AKP. 

Ky aset ishte paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit numër 49, e cila do të mbahet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat