Mustafa: Asetet e përvetësuara në rrugë jolegale duhet t’i kthehen shtetit

Ekonomi

Mustafa: Asetet e përvetësuara në rrugë jolegale duhet t’i kthehen shtetit

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 08:32
Rrustem Mustafa

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa ka thënë se procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, gradualisht, por sigurt, duhet të shëndrrohet në prioritetin numër një, të shoqërisë, shtetit dhe institucioneve.

Ai ka shkruar në Facebook se në vendin tonë secila pasuri, duhet të dihet kujt i përket, si është fituar.

“E gjithë masa pasurore apo asetet e përvetësuara/uzurpuara në rrugë jolegale duhet t’i kthehen shtetit. Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, gradualisht, por sigurt, duhet të shëndrrohet në prioritetin numër një, të shoqërisë, shtetit dhe institucioneve”, ka shkruar ai.

Sipas Mustafës, duhet dhe mundemi të bëjmë një angazhim të suksesshëm të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si hapi i parë, vendimtar, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat