Këshilltari i Haradinajt i përgjigjet ashpër Safet Gërxhaliut: Të arritur e sheh organizimin e panairin me prodhime serbe në Prishtinë

Ekonomi

Këshilltari i Haradinajt i përgjigjet ashpër Safet Gërxhaliut: Të arritur e sheh organizimin e panairin me prodhime serbe në Prishtinë

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Këshilltari për çështje ekonomike i Ramush Haradinajt, Erolld Belegu, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliut, i cili kishte deklaruar se taksa ka pasur ndikim negativ në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Viti 2019 ka qenë bashkërisht me vitin 2018, vitet më fatale për zhvillim ekonomik. Ju po e shihni në çfarë trendi janë investimet e huaja direkte, çfarë trendi dhe niveli është imazhi i Kosovës” kishte deklaruar Gërxhaliu.

Ndërsa në anën tjetër, Belegu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka hedhur akuza drejt Gërxhaliut, duke e konsideruar si person që të arritur se sheh faktin që ka organizuar panaire me prodhime të Serbisë.

“Njeriu që ka organizuar panairin me prodhime serbe në Prishtinë si të ” arriturën “ e tij të fundit në postin e Kryetarit të OEK ka “goditur” punën e qeverisë së Kosovës dhe i ka dhënë vetes të drejtë të bëjë vlerēsime paushalle” shkroi Belegu.

Ai ndër tjera ka shkruar se cilat janë efektet pozitive të taksës, duke numëruar shumë kompani të cilat e kanë rritur prodhimin, punësimin dhe pagat.

Shkrimi i plotë:

Njeriu që ka organizur panairin me prodhime serbe në Prishtinë si të ” arriturën “ e tij të fundit në postin e Kryetarit të OEK ka “goditur” punën e qeverisë së Kosovës dhe i ka dhënë vetes të drejtë të bëjë vlerēsime paushalle!

Ja disa te dhëna nga studimi i Odës Ekonomike të Kosovës që flasin për efektet e taksës me fakte:

– “Efektet pozitive të taksës janë manifestuar në rritje të shitjeve të produkteve vendore, rritje të prodhimtarisë, rritje në punësim (sidomos në sektorin e prodhimit), rritje të kapaciteteve prodhuese, rritje të vetëdijës së konsumatorëve për konsumimin e produkteve vendore, zëvendësimin e një përqindje të konsiderueshme të produkteve të Serbisë dhe Bosnjës me produkte vendore, planifikime nga kompanitë për të prodhuar produkte të reja në mënyrë që të zëvendësojnë produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe të plotësojnë zbrazëtirat e krijuara në treg nga mungesa e produkteve të këtyre dy shteteve.

Rreth 53% e kompanive të anketuara kanë potencuar se është rritur prodhimi i produkteve. “

Ja dhe ca raste konkrete:

Liri – Prizren – tash punon ne tre ndërrime (nga një para taksës), prodhimi është trefishuar;

Fluidi – Gjilan – ka trefishuar shitjen e vajit ushqimor duke shtuar punësim poashtu…

Vipa Chips – Vushtrri – vetëm në pesë muajt e parë të 2019 mbi 1milion rritje të shitjes në krahasim me kohën e njejtë para taksës, nuk po gjen punëtorë për të punuar sepse do të rritej edhe më shumë.

Në të trija rastet janë rritur pagat e të punësuarëve.

Do të thotë, me fakte është rritur prodhimi vendor, është rritur numri i të punësuarve, janë rritur pagat dhe ështe rritur edhe eksporti.

Nëse nuk më beson le të shkon zotëriu në Pestovë, afër e ka le të pyet! E nëse z.Gërxhaliu e qan Pllazma keksin, Vajin Diamant apo chipsin serb atëhere po e informoj që ato mundet me shku me i ble në Serbi tek miku i tij i cili edhe ka kërkuar më shumë “njerëz si Safeti” dhe t’i sjell në bagazh të makinës për përdorim privat.

Për temat tjera të cilat i ka “vlerësuar” as nuk meriton përgjigjje ngase janë tërësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme, sikurse edhe këto që janë demantuar me fakte më lartë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat