AKP miraton listën e aseteve të shitjes SHAL 51 - Bota Sot
AKP miraton listën e aseteve të shitjes SHAL 51

Ekonomi

AKP miraton listën e aseteve të shitjes SHAL 51

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 17:44
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e sotme ka miratuar listën e aseteve të paraqitura për shitje në SHAL 51 e cila do të mbahet më 23 shtator 2019 si dhe miratoi transaksionet e SHAL 49.

Në këtë takim Bordi miratoi, pas shqyrtimit, raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve për 4 Ndërmarrje si dhe raportin e Komisionit të KPS-ve (Kërkesa për Përcaktimin e Statusit).

Për më tepër Bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimin për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastralë të pronës së Ndërmarrjes Shoqërore Auto Prishtina në Prishtinë (PRN126), në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës, për shpronësim me numër 07/90, të datës 19.02.2019 si dhe propozimin për ndryshim në menaxhment dhe rritja e masave kontrolluese te NSH Sharr-prodhimi.

Bordi miratoi edhe propozimin e Autoritetit të Likuidimit të PRN053 NSH MIM Golesh (në likuidim) për aprovimin e rritjes së buxhetit për çështjen e arbitrazhit ndërmjet ish-blerësit dhe AKP-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...