Dogana apelon qytetarët: Mos manipuloni me kilometrat e veturave sepse gjobiteni - Bota Sot
Dogana apelon qytetarët: Mos manipuloni me kilometrat e veturave sepse gjobiteni

Ekonomi

Dogana apelon qytetarët: Mos manipuloni me kilometrat e veturave sepse gjobiteni

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 09:39
Ilustrim

Dogana e Kosovës ka thënë se është rritur numri i rasteve kur kilometrat e veturave të përdorura rriten me qëllim të tentimit të pagesës më të ulët.

Dogana kujton që për shkak të shmangieve në detyrimet doganore aplikon gjoba financiare ndaj personave që i kane paraqitur për zhdoganim veturat.

“Gjatë javës së kaluar si dhe gjate kësaj jave ka identifikuar 8 raste të veturave të cilat janë paraqitur për zhdoganim, ku pas verifikimit te kilometrave, janë identifikuar se kemi te bëjmë me mashtrim në kilometra, pra kanë deklaruar më shumë kilometra se sa që realisht i ka vetura. Që të gjitha janë penalizuar me rreth 5,000 euro gjoba”, thuhet në deklaratë.

Dogana e Kosovës thotë se do te vazhdojnë të bëjnë verifikimin e kilometrazheve të kaluara të veturave që do të zhdoganohen prandaj kanë apeluar të gjithë qytetarë që mos të bien pre e personave te pa ndërgjegjshëm të cilët munden edhe t’i ofrojnë ofertat për manipulime të kilometrazhit të veturës, me qellim shmangien e detyrimeve doganore sepse gjobat dhe taksat doganore prapë do t’i paguan qytetari që e zhdoganon veturën.

“Dogana e Kosovës do të vazhdojë drejt misionit të saj, zbatimit të ligjit në fushë veprimtarinë përkatëse”, përfundon deklarata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...