Perry Ellis International hap dyqanin e parë në Kosovë - Bota Sot
Perry Ellis International hap dyqanin e parë në Kosovë

Ekonomi

Perry Ellis International hap dyqanin e parë në Kosovë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Brendet e njohura amerikane Perry Ellis, Perry Ellis America dhe Original Penguin më në fund janë në dispozicion për qytetarët e Kosovës. Krejt kjo falë bashkëpunimit të Emporium me Perry Ellis International, të cilët kanë hapur dyqanin e parë në Kosovë.

Me këtë rast, Margarita Kadriu, distributore dhe licencuese për tërë Evropën Juglindore, tha se qëllimshëm është zgjedhur Kosova për hapjen e këtij dyqani, si shteti më proamerikan në botë.

Brendet Perry Ellis, Perry Ellis America dhe Original Pengiun që kanë filluar nga viti 1955, Kadriu tha se pret të mirëpriten nga qytetarët e Kosovës, teksa ka bërë të ditur edhe moshën që kanë target këto tri brende.

Kadriu: Shpresoj që kosovarët ta gjejnë veten në brendet Perry Ellis, Perry Ellis America dhe Original Penguin

“Sot patëm kënaqësinë që të sjellim Perry Ellis, Perry Ellis America, dhe Original Pengiun. Këto janë tri brende amerikane që kanë flluar nga viti 1955 dhe Perry Ellis në vitin 1976... 1:50 Shpresoj që kosovarët ta gjejnë veten në këto tri brende, të cilat janë tepër cilësore dhe kanë një gamë të gjerë të produkteve, duke filluar prej gjërave më të thjeshta deri tek ato që janë më zyrtare dhe më solemne. Target grup janë meshkujt prej moshës 16 vjeçare dhe deri në moshat më të vjetra”, tha Kadriu.  

Ajo bëri të ditur se do të ketë edhe prurje të brendeve tjera amerikane, derisa tregoi edhe të veçantën e këtij bashkëpunimi me Perry Ellis International.

Kadriu: Për herë të parë, brendet amerikane po vijnë direkt në Kosovë

“Është kënaqësi të vazhdojmë këtë punë për arsye sepse për herë të parë, brendet amerikane po vijnë direkt në Kosovë, në Prishtinë dhe jo përmes shteteve përreth. Unë mendoj që kjo është krenari për Kosovën, sepse Amerika që e njeh Kosovën si shtetin më proamerikan në botë, do të vazhdojë ta përkrahë dhe t’i sjellin edhe brendet tjera, qoftë nga New York-u, qoftë nga Majami, përfaqësitë e tyre direkt në Prishtinë”, theksoi ajo.

Drejtori menaxhues i Perry Ellis International, Mark Bezodis, tha se është entuziast për bashkëpunimin që kanë krijuar me bashkëpunëtorët në Kosovë, gjegjësisht me kompaninë Emporium.

Ai u shpreh i kënaqur që brendet amerikane do të jenë prezente në Kosovë.

Bezodis: Më ne fund, brendet origjinale amerikane janë në dispozicion për popullin e Kosovës

“Së pari ju falënderoj që keni ardhur këtu sot, është një ditë emocionuese për Perry Ellis International. Ne jemi entuziastë për bashkëpunimin që kemi krijuar me Emporium, i falënderojmë partnerët tanë këtu në Kosovë, dhe i falënderojmë njerëzit e Kosovës të cilët punojnë me ne. Perry Ellis International jemi të emocionuar që t’ua prezanotjmë sot markat e njohura Amerikane të Perry Ellis, Perry Ellis America dhe Original Penguin.  Marka origjinale amerikane tani më në fund është në dispozicion për popullin e Kosovës”, tha ai.

Në hapjen solemne të dyqanit ishin prezent personalitete të shumta ku në mesin e tyre ishte edhe këngëtari Robert Berisha.

Në një prononcim për KosovaPress, ai ka thënë se Prishtinës kaherë i ka munguar brendi Perry Ellis. E bazuar në biznesbërjen e familjes Kadriu, ai shprehu bindjen e se brendi Perry Ellis do të ketë shumë sukses në Kosovë.

Berisha: Prishtina ka pasur nevojë për brendin Perry Ellis

“Më vjen mirë që ka ardhur një brend si Perry Ellis. Unë jam i njoftuar shumë moti me këtë brend sepse jam shtetas amerikan dhe jam veshur me tesha të këtij brendi. Një brend shumë kualitet dhe më vjen mirë që ka ardhur. Sidomos Prishtina ka pasur nevojë për një këso brendi, me materiale shumë kualitative”, u shpreh ai.

Ndryshe, dyqani Perry Ellis Internatinal ndodhet në rrugën “UÇK” në Qafë, ngjitur me dyqanin “Emporium”, dhe qysh sot ka hapur dyert për ata që dëshirojnë të vishen me brendet e njohura amerikane si Perri Ellis, Perry Ellis America dhe Original Pengiun, të njohura për dizajnet dhe modelet e tyre unike, pa lënë asnjëherë anash kualitetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...