Hapet periudha e aplikimit për programin për integrimin socio-ekonomik të fermave të vogla - Bota Sot
Hapet periudha e aplikimit për programin për integrimin socio-ekonomik të fermave të vogla

Ekonomi

Hapet periudha e aplikimit për programin për integrimin socio-ekonomik të fermave të vogla

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sot hap periudhën për aplikim në “Programin për Integrimin Social - Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet".

Përmes këtij programi MBPZhR-ja synon përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të fermerëve në zonat rurale, krijimin e vendeve të punës, si dhe rritjen e të ardhurave duke integruar fermerët e vegjël në sektorin bujqësor.

Investimet e ministrisë përmes programit arrijnë vlerën prej 3 milionë euro dhe përmes këtij fondi do të mbështeten sektori i përpunimit të frutave, sektori i mishit, vezëve, qumështit, prodhimi i mjaltit, prodhimi, përpunimi dhe grumbullimi i produkteve pyjore, si dhe përpunimi i produkteve bujqësore në shtëpi.

Përfituesit e këtij programi mund të jenë të gjithë fermerët në përputhje me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural që plotësojnë kriteret e këtij Programi.

Afati për aplikim për këtë program fillon sot dhe përfundon më 18 tetor 2019.

Gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret e vlerësimit mund të informohen në detaje në ueb faqen e ministrisë www.mbpzhr-ks.net, si dhe në ueb faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë www.azhb-ks.net.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...