Lluka thotë se rënia e investimeve të huaja është trend global

Ekonomi

Lluka thotë se rënia e investimeve të huaja është trend global

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 22:07
Valdrin Lluka

Valdrin Lluka kandidat për deputet nga koalicioni AKR-Nisma-PD ka thënë se në vitin 2018 ka pas 13% rënie të investimeve të huaja.

Ai thotë se rënia e investimeve të huaja është trend global.

“Kjo i bie që në trend global ka pas rënie por jo në të gjitha industritë pasi që në industrinë e prodhimit ka pasur rritje. Ka zona të veçanta që kanë dështu por këto dallojnë nga shteti në shtet. Ne kemi dështuar edhe nga shkathtësitë njerëzore sepse nëse një kompani vjen dhe i kërkon 100 programerë ky është problem”, ka thënë ai.

Ai thotë se program i tyre qeverisës është prodhimi i shkathtësive njerëzore.

“Ne kemi paraparë që krijimin e zonave ekonomike por jo në stilin e parkut të Drenasit. Ne kemi propozuar të ndjekim modelin irlandez. Ata kanë dhënë objekte pa qira për 10 vjet dhe i kanë hequr tatimet për t’i tërhequr investitorët”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat