Konfirmon Endrit Shala: Kontigjenti i parë i pijeve nga Kosova niset për në SHBA

Ekonomi

Konfirmon Endrit Shala: Kontigjenti i parë i pijeve nga Kosova niset për në SHBA

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 18:52
Endrit Shala

Edhe një rezultat konkret i punës së Endrit Shalës si Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, është shënuar sot.

Kompania gjigante ”Frutex” e cila ishte mbështetur nga Endrit Shala, në kohën sa ishte ministër, ka nisur kontigjentin e parë të pijeve vendore, për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri në detyrë Endrit Shala, i cili garon në zgjedhjet e 6 tetorit për deputet të Kuvendit, me numër 8, është shprehur krenar për këtë arritje.

”Gjatë mandatit tim si ministër i Tregtisë dhe Industrisë fokus kryesor kam pasur mbështetjen dhe rritjen e eksportit për prodhimet vendore.

Jam shumë i lumtur që sot mora lajmin që rrjeti i produkteve vendore Frutex –Golden Eagle ka nisur për në Amerikë kontigjentin e parë me pije.

Ky sukses është rezultat i subvencionimit që ne si MTI kemi dhënë, dhe pjesmarrjen në panairin FANCY FOOD SHOW në NEW YORK.

Unë do ta vazhdoj gjithmonë mbështetjen për prodhuesin vendor. Bashkë mundemi.

E.Sh
#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat