ATK përmbyll ciklin e radhës të seminareve me tatimpagues

Ekonomi

ATK përmbyll ciklin e radhës të seminareve me tatimpagues

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se me qëllim të informimit të tatimpaguesve për trajtimin tatimor të kontratave afatgjate ndërtimore, si dhe ndryshimet në ligjin për tatim në të ardhura të korporatave ka realizuar seminare për tatimpagues në regjionin e Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Gjilan, Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

ATK thotë se pjesëmarrësit u njoftuan gjerësisht për trajtimin tatimor të kontratave afatgjate ndërtimore, ndryshimet në ligjin për tatim në të ardhura të korporatave, si dhe u njoftuan për projektin e fundit të ATK-së, lidhur me përmirësimin e përmbushjes tatimore në sektorin e ndërtimtarisë.

“Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e temave në seminar. Në këto seminare numri i pjesëmarrësve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre, përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat