Bajrami: Qeveria e LDK-së do të subvencionojë pagat e punëtorëve të rinj në sektorin privat

Ekonomi

Bajrami: Qeveria e LDK-së do të subvencionojë pagat e punëtorëve të rinj në sektorin privat

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 22:07
Hykmete Bajrami

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka treguar planin e LDK-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Bajrami, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se LDK premton rritje të buxhetit në tre miliardë euro.

Ajo thotë se rritja ekonomike do të bëhet çdo vit nga 6%, me ç’rast do të ketë edhe hapje të vendeve të reja të punës.

Ish-ministrja në kohën e qeverisjes së LDK-së thotë se do të luftohen monopolet, duke vënë theksin te homologimi i automjeteve.

Bajrami thotë se me qeverisjen e LDK-së do të bëhet subvencionimi i pagave nga 6 muaj deri në një vit për të rinjtë që punësohen në sektorin privat.

Ajo ka thënë se paratë do të sigurohen pasi do të hiqet dorë nga asfalti.

“Në rajonin e Dukagjinit do të bëhet zgjerimi i rrugëve ekzistuese në katër korsi duke ruajtur tokat bujqësore. E kemi parë që autostradat e mbyllura izolojnë vendet dhe mbyllin bizneset lokale”.

Bajrami ka thënë se grantet në bujqësi do të ristrukturohen dhe subvencionet do të jepen për rendiment e jo në bazë të sipërfaqeve të tokës apo krerëve të bagëtive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat