Mazreku dhe Murtezaj diskutojnë për implementimin e Ligjit për Tatimin e Korporatave

Ekonomi

Mazreku dhe Murtezaj diskutojnë për implementimin e Ligjit për Tatimin e Korporatave

Nga: G.B Më: 8 tetor 2019 Në ora: 18:02
Sami Mazreku dhe Ilir Murtezaj

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, është takuar sot me drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mazreku ka thënë se në takim është diskutuar lidhur me implementimin e Ligjit për Tatimin e Korporatave, ku sipas këtij ligji, industria e sigurimeve në Kosovë, për herë të parë do të trajtohet dhe tatohet në mënyrë të barabartë me korporatat tjera në vend në nivel prej 10 për qind në fitime, nga 5 për qind në qarkullim vjetor sa ka qenë deri tash.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot, Drejtori Ekzekutiv i Shoqates se Sigurimeve te Kosoves bashke me Ruzhdi Zenelaj - Ekspert i taksave nga Deloitte, kane takuar Drejtorin e Pergjithshem te Administrates Tatimore te Kosoves Ilir Murtezaj dhe U.D Drejtor i Deparamentit per Regjistrim dhe Sherbim te Tatimpaguesve prane ATK-se.

Ne takim eshte diskutuar lidhur me implementimin e Ligjit per Tatimin e Korporatave i cili ka hyre ne fuqi me date 03 Gusht 2019. Sipas ketij ligji, industria e sigurimeve ne Kosove per here te pare do te trajtohet dhe tatohet ne menyre te barabarte me korporatat tjera ne vend ne nivel prej 10% ne te fitime, nga niveli prej 5% ne qarkullim vjetor sic kanqene deri me tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat