ATK inkason 35.5 milionë euro më shumë se vjet

Ekonomi

ATK inkason 35.5 milionë euro më shumë se vjet

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rrit nivelin e performances së të hyrave edhe për periudhën janar- shtator të këtij viti, si rezultat i intensifikimit të aktiviteteve në teren, konkretisht trajtimin e borxheve dhe luftimin e ekonomisë jo-formale.

Për periudhën e lartcekur,  ATK ka arritur të mbledh 35.5 milionë euro të hyra më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa, të hyra e përgjithshme të mbledhura janë në vlerë  372.3 milionë euro. Përderisa kontributet pensionale i keni në vlerë 132.9 milionë euro, që në total kemi mbledhur 505.2 milion euro tatime dhe kontribute.

“Projeksioni i ATK-së për këtë vit është 516 milionë euro apo 16% më shumë së plani i vitit të kaluar, mirëpo synimet e ATK-së për këtë vit do të jenë shumë të qarta dhe do të jemi brenda kornizave të Strategjisë së Përmbushjes dhe Planit Strategjik, do të punojmë në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale, meqë me uljen e informalitetit do të kemi rritje të të hyrave dhe njëkohësisht, krijim të barazisë në treg.  Veç kësaj,  rëndësi të madhe ka rritja e  komunikimit me tatimpaguesit, pasi që vetëm në këtë mënyrë ata do t’i kuptojnë obligimet të cilat i kanë ndaj administratës tatimore. Me një qasje të ngjashëm si kjo ne do të mund te kemi këtë paralelisht me konsolidimin e kapaciteteve, si dhe kompletimin e infrastrukturës ligjore”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ATK.

Në vazhdim po ashtu thuhet se misioni i ATK-së është inkurajimi i tatimpaguesve për përmbushje vullnetare, trajtimi transparent dhe gjithëpërfshirës dhe dhënia e këshillave profesionale për implementimin e ligjeve. Ne kemi shkuar në atë drejtim që të krijojmë module që tatimpaguesve t’ua lehtësojmë deklarimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat