Rahoveci informon bizneset rreth granteve të BE-së

Ekonomi

Rahoveci informon bizneset rreth granteve të BE-së

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Komuna e Rahovecit ka mbajtur sesion informues për bizneset dhe OJQ-të, lidhur me thirrjen për aplikim të në kuadër të asistencës me grante e financuar të Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Projekti synon përmirësimin e qasjes së grupeve të pafavorizuara, konkretisht për gratë dhe të rinjtë në tregun e punës përmes ndërmarrjes sociale dhe masave aktive të tregut të punës.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në komunën e Rahovecit, Artan Asllani tha se kjo thirrje nga BE synon përmirësimin e qasjes së sektorit privat.

Ai iu ka bërë thirrje për aplikim bizneseve të vogla e të mesme, si dhe organizatave të ndryshme joqeveritare.

“Thirrja që është bërë nga Bashkimi Evropian ka për qëllim përmirësimin në qasjen e sektorit privat, konkretisht të ndërmarrësisë të komunave të Kosovës që bënë direkt përmirësimin e jetës dhe aktiviteteve e të bërit biznes në Kosovë”, tha Asllani.

Ndërsa, drejtori i Agjencisë për Zhvillim Rural Jug, Nderim Bytyqi tha se kjo skemë tenton zhvillimin e sektorit të ndërmarrësisë në Kosovë. Sipas tij, përfitues nga ky projekt janë bizneset private, OJQ, dhe institucionet.

“Kjo skemë është e lansuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë… Kjo vlen për të gjithë për zhvillimin e sektorit të ndërmarrësisë që është për bizneset private, është për shoqërinë civile për organizatat e shoqërisë civile, është për institucionet, prandaj shfrytëzojeni rastin”, tha Bytyqi, raporton kp.

Nga ARDA, Qazim Pirana tha për këtë skemë të granteve nga BE mund të aplikojnë biznese të sektorëve të ndryshme, por që si kriter është qëndrueshmëria e vendeve të punës por edhe punësimi i grave dhe të rinjve.

Sipas tij, financim nga BE bëhet në tri llote, dhe shuma e financimit është 3.5 milionë euro, ndërsa kohëzgjatje e projektit me të cilin aplikon për grante duhet të jetë nga 12 muaj deri në 24 muaj.

“Qëllimet specifike të skemës janë mbështetja e ndërmarrjeve sociale në Kosovë dhe mbështetja e punësimit të këtyre grupeve femrave dhe të rinjve….kjo skemë e granteve është e ndarë në tri llote dhe ato përbëjnë edhe si tri skema të veçanta të garantëve. Në llot 1 prioritet ka mbështetja të mëtejshëm të ndërmarrjeve të bizneseve në Kosovë dhe në zgjerim të bizneseve të tyre për të rritur mundësinë grave dhe rinjëve dhe të tjerëve të pafavorizuara”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat