Banka Botërore: Për të zhdukur varfërinë monetare duhet zhdukur varfërinë në arsim

Ekonomi

Banka Botërore: Për të zhdukur varfërinë monetare duhet zhdukur varfërinë në arsim

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:25
Ilustrim

Në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, Banka Botërore ka bërë thirrje globale për zhdukjen e varfërisë në arsim. Kjo pasi sipas saj, për të zhdukur varfërinë monetare duhet zhdukur varfërinë në arsim.

Në një postim të Bankës Botërore në Kosovë theksohet nevoja që arsimi fillor të bëhet prioritet.

“Në moshën 10-vjeçare të gjithë fëmijët duhet të jenë të aftë të lexojnë dhe të kuptojnë tekstet e thjeshta. Arsimi fillor duhet të jetë prioritet”, thekson Banka Botërore.

Ndryshe, 17 tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë.

Që prej vitit 1993, kjo ditë ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim.  Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat