Mbi 100 kompani pjesë e panairit “Agrokos” - Bota Sot
Mbi 100 kompani pjesë e panairit “Agrokos”

Ekonomi

Mbi 100 kompani pjesë e panairit “Agrokos”

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 10:51
Panairi “Agrokos”

​Është hapur panairi ndërkombëtar i agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve “Agrokos”, në të cilin po marrin pjesë mbi 100 kompani nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Bekim Xhafa nga CEO theksoi rëndësinë e panairit për promovimin e produkteve dhe për shkëmbimin e kontakteve me partnerë. 

Po ashtu edhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Federatës së Bosnjës, Emir Pashiq, theksoi se në këtë panair po marrin pjesë 17 kompani nga ky shtet, sipas të cilit shkrehin interes për bashkëpunim.

Ndërsa, përfaqësuesja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Qëndresa Ibrahimi tha se panairi është një ngjarje me rëndësi për zgjerim të biznesit dhe krijimin e kontakteve me partnerë.

Ajo ka ftuar bizneset që t’i japin prioritet edhe sektorit të bujqësisë, ngaqë është shtytës i zhvillimit. 

Panairi i edicionit 19-të do të jetë i hapur prej 23-25 tetor në sallën “1 Tetori”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat