Shpallen rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 51 - Bota Sot
Shpallen rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 51

Ekonomi

Shpallen rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 51

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:52
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes së aseteve në Likuidimi

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes së aseteve në Likuidimi – 51 përmes metodës së likuidimit, shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 125 asete sa ishin në shitje konkurruan 79 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3,126,433 euro. 

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm. 

AKP është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat