Ja sa shumë ka rënë bitcoin në vetëm pesë minuta - Bota Sot
Ja sa shumë ka rënë bitcoin në vetëm pesë minuta

Ekonomi

Ja sa shumë ka rënë bitcoin në vetëm pesë minuta

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 00:28
Bitcoin

Bitcoin ra me 500 dollarë në vetëm pak minuta më 23 Tetor një lajm i cili bëri që mbarë tregu të shënonte vlera negative.

Të dhënat tregojnë sesi tregtarët u goditën nga paniku ditën e Mërkure kur kriptomonedha më popullore në botë ra nga 7,950 dollarë në 7,450 dollarë në vetëm 5 minuta.

Arsyeja pse kjo rënie nisi nuk janë bërë të qarta. Ditën e Marte bitcoin u përball me një “refuzim” për të kaluar kufirin e 8,300 dollarë çka mendohet se nxiti sentimentin negativ të ditës së sotme.

Nëse bitcoin bie nën 7,400 dollarë, ditë më të këqija e presin kriptomonedhën thonë analistët. Nga ana tjetër rënia e bitcoin shkaktoi rënie edhe të kriptomonedhave të tjera të mëdha si ethereum, XRP apo bitcoin cash.

Vlera totale e tregut të kriptomonedhave është në 208 miliardë dollarë ku vetëm sot humbi 18 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat