Dita Botërore e Kursimit shënohet edhe në Kosovë - Bota Sot
Dita Botërore e Kursimit shënohet edhe në Kosovë

Ekonomi

Dita Botërore e Kursimit shënohet edhe në Kosovë

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 07:10
Ilustrim

Sot shënohet Dita botërore e kursimit.

Dita botërore e kursimit festohet si kujtim i kongresit të parë ndërkombëtar të kursimeve të mbajtur në këtë ditë në vitin 1924 në Milano.

Pjesëmarrësit në Kongres janë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit.

Ky vendim është miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursime.

Për ta shënuar këtë ditë, Banka Qendrore e Kosovës do të mbajë një aktivitet me nxënës të shkollës fillore, përmes së cilit do ta përcjellë mesazhin e rëndësisë së shprehisë së kursimeve.

Banka Qendrore e Kosovës do të ndajë çmimet për esenë më të mirë rreth kursimit të financave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat