Lansohet platforma online që synon rritjen e punësimit në Kosovë

Ekonomi

Lansohet platforma online që synon rritjen e punësimit në Kosovë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 11:20
Lansohet platforma online që synon rritjen e punësimit në Kosovë

Open Data Kosovo dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë lansuar e Platformën “The Future Workplace” pjesë e Projektit të financuar nga “Millennium Foundation Kosovo”.

Aty u tha se fusha e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ka pasur një rritje jashtëzakonisht të madhe në tregun e Kosovës duke u bërë njëra nga fushat pa deficit tregtar.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka quajtur të rëndësishëm lansimin e kësaj platforme, duke thënë se OEK-u ka dhënë një përkrahja të parezervë për këtë projekt.

“Është më rëndësi që po e lansojmë këtë platformë. Është e rëndësishme që në kuadër të kësaj dhe është mënyrë praktike dhe ekonomike që ka zgjedh fondacioni me për rritje ekonomike. Open Data Kosovo ka arritur që të dekonstruktojë fushën e TIK në një platformë që është shumë e lehtë për t’u përdorur, inovative dhe unike, ka thënë Rukiqi.

E Petrit Selimi ka thënë se platforma të tilla lansohen për herë të parë në Kosovë.

“Për herë të parë filluam ta sfidojmë këtë platformë edhe në tregun e Kosovës. Në fund të vitit të ardhshëm e kemi edhe një sfidë për ndotje, për siguri në mënyrë që t’i ofrojmë këto të dhëna për gjithë institucionet. Është me rëndësi për gjithë neve kjo ngjarje”, ka thënë Selimi.

Paulina Behluli ka prezantuar platformën se si ka ardhur deri tek projekti për digjitalizim.

“Faqja ndahet në disa nënfaqe. E para është statistika pastaj të dhënat e kompanive. Ka të dhëna të të diplomuarve që kompanitë mund të qasen dhe të kërkojnë persona që janë të profilizuar për fusha të caktuara. Disa statistikave në 10 vitet e fundit ka pasur një rritje të kërkesave të bizneseve. 810 biznese janë që kanë qarkullim me mbi 1 milion euro”, ka thënë ajo.

Nga Ministria e Arsimit ka thënë se të dhënat që i posedojnë u ndihmon nxënësve për profilet se ku ka hapësirë për punësim.

“OEK na ka ndihmuar në bazë të memorandumit që ka me Ministrinë e Arsimit ta plasojmë këtë platformë. Kemi kërkesa edhe për 9 sektorë për punësim. I kemi të hapura të dhënat ku nxënësit dhe prindërit munden me i pa hapësirat se ku janë mundësitë për punësim”, ka thënë ai.

Irfan Lipovica nga MTI, ka thënë se është i nevojshëm për këtë dikaster kjo platformë.

“Platforma që është lansuar sot për neve si ministri është shumë e rëndësishme e sidomos për politikbërjen tonë. Si ministri i kemi të dhënat bazike për të gjitha bizneset dhe këto të dhëna na duhen shumë se çfarë sektori me mbrojt. Çdo vit në Kosovë krijohen mbi 10 mijë biznese dhe poashtu 10 mijë të tjera mbyllen”, ka thënë ai.

Nahit Sharku nga ATK, ka rekomanduar që fillimisht të shikohet tregu i punës e më pas të ketë më të lehtë punësimin.

“ATK në kuadër të objektivave ka synim informimin e të gjithë publikun tatimpagues. Ne kemi komunikime ditore me gjithë institucionet në mënyrë që publiku të ketë informata të sakta. Sa i përket numrit të punëtorëve shumë biznese fillimisht i deklarojnë një apo dy por që më vonë për shkak që mos të ketë ndonjë gjobë ata i deklarojnë të gjithë punëtorët. Të gjithë tatimpaguesit mund ti shikojnë online gjitha kontributet e tyre dhe nuk ka nevojë që të vijnë në ATK që ti marrin ato. Është më rëndësi që publiku të shikojë se ku ka nevojë tregu i punës ne mënyrë që në të ardhmen të ketë edhe punësim për të”, ka thënë Sharku.

Kjo platformë ka siguruar të dhëna të besueshme nga MASHT, MTI, dhe ATK, dhe platforma është e mbushur me mijëra të dhëna që paraqesin lidhje të ndryshme mes çështjeve me rëndësi të madhe për fushën e TIK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat