ATK në aksion për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj

Ekonomi

ATK në aksion për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar aksion për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve, të cilët nuk kanë përmbush kërkesat ligjore të ATK-së, në pagesën e borxheve në afatin e përcaktuar, si dhe nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve të ATK-së, se do të ndërmerren veprimet e mbledhjes së detyrueshme të tatimeve, përmes konfiskimit të pasurisë.

ATK njofton se procedura e konfiskimit në bashkëpunim me Policin e Kosovës është zhvilluar ndaj tetë tatimpaguesve sipas planit paraprak, ndërsa, vlera e mallrave dhe pasurisë së konfiskuar është 183,778.39 euro.

“Si rezultat i shumë aktiviteteve intensive që administrata tatimore është duke ndërmarr, kemi  trend  pozitiv të zvogëlimit  të  borxheve, të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave. Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani, ATK ka mbledhur gjithsejtë 83.6 milion euro borxhe, që në krahasim me vitin e kaluar kemi zvogëluar borxhin për 21 milion euro.  ATK do të vazhdoj  mbledhjen e të gjitha borxheve të pa-paguara, duke u ofruar tatimpaguesve mundësin e lidhjes së marrëveshjeve për pagesë të borxheve sipas procedurave të parapara ligjor. Në të njëjtën kohë ndaj të gjithë tatimpaguesve borxhlinj, të cilët neglizhojnë pagesën e borxheve të tyre, ATK  do të aplikoi mbledhjen e detyrueshme për inkasimin e këtyre borxheve, që nënkupton konfiskimin e pasurisë, dhe format tjera detyruese të parapara me ligj. Përveç konfiskimit të pasurisë,  aksioni në fjalë  do  të& nbsp; shtrihet edhe në mbledhjen e të  gjitha gjobave mandatorë, të cilat janë të pa-paguara”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

ATK thotë se aksionet e ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, andaj ka inkurajuar të gjithë tatimpaguesit borxhlinj që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve dhe i procedurave të mbledhjes së detyrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat