Emrush Ujkani: Pa zhvillim të sektorit privat, vështirë se do të kemi rritje ekonomike - Bota Sot
Emrush Ujkani: Pa zhvillim të sektorit privat, vështirë se do të kemi rritje ekonomike

Ekonomi

Emrush Ujkani: Pa zhvillim të sektorit privat, vështirë se do të kemi rritje ekonomike

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 08:24
Emrush Ujkani

Emrush Ujkani, Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë (KIE), vlerësoi se pa zhvillimin e sektorit privat vështirë se mund të kemi rritje ekonomike në Kosovë.

Ai thekspi se se sektori privat duhet të jetë konkurrues me vendet e rajonit.

Ujkani ka treguar se me trendin aktual është e pamundur që Kosova të jetë konkurrente me tregjet e rajonit e lëre më gjerë.

Sipas tij, shteti ynë ka nevojë për përmirësime të mëtutjeshme në ata sektorë ku Republika e Kosovës ka marrë obligime karshi Marrëveshjes për Stabilizim Asocim (MSA).

Ujkani gjithashtu ka thënë se ka nevojë për reforma të ligjeve bazike për të bërit biznes, pastaj për reforma në procedurat administrative të cilat nganjëherë janë të stërzgjatura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat