Unioni i Bizneseve synon që produktet e Kosovës të futën sa më shumë në tregun gjerman

Ekonomi

Unioni i Bizneseve synon që produktet e Kosovës të futën sa më shumë në tregun gjerman

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 20:57
Zenun Krasniqi

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermani ka mbajtur sot Kongresin e dytë ekonomik në Frankfurt, i cili ka bërë bashkë rreth 600 pjesëmarrës nga bizneset.

Anëtari i kryesisë së Unionit, Zenun Krasniqi, nga ky kongres pret që prodhimet e Kosovës të futën sa më shumë në tregun gjerman dhe të ketë më shumë marrëveshje bashkëpunimi.

Sipas anëtarit të kryesisë së Unioni të Bizneseve, Zenun Krasniqi, prodhuesit nga Kosova kanë pasur mundësi që, në kuadër të këtij kongresi, të prezantojnë produktet dhe punën e tyre të madhe.

Krasniqi: Pjesëmarrje masive në kongresin e dytë të Unionit të Bizneseve

“Ka qenë një pjesëmarrje shumë e madhe, kanë qenë përafërsisht 600 pjesëmarrës, prej tyre një pjesë kanë qenë prodhues të Kosovës, ndërsa të tjerët kanë qenë anëtar të Unionit të Bizneseve. Ne jemi shumë të kënaqur me mbarëvajtjen e takimit, mënyrën e komunikimit, prodhuesit dhe me sukseset që prodhuesit e Kosovës, që i kanë prezantuar produktet e tyre, edhe ata janë të kënaqur”, tha ai.

Ai thotë që synimi kryesor i tyre është që produktet e Kosovës t’i fusin më shumë në tregun gjerman.

Krasniqi: Synojmë sa më shumë produkte të Kosovës në tregun gjerman

“Presim marrëveshje, presim cili ynë është që prodhimet e Kosovës sa më shumë t’i fusim në tregun gjerman dhe ne si konsumatorë, anëtarët e Unionit të Bizneseve të jenë konsumator të prodhimeve të Kosovës”, tha ai.

Në Kongresin e dytë Ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë morën pjesë rreth 600 firma të fuqishme shqiptare dhe gjermane.

Në kuadër të këtij forumi ekonomik, u mbajt edhe një panair me qëllim që t’i jepet hapësirë prodhuesve kosovarë për tregun e Evropës dhe të Gjermanisë. Përveç panairit në Kongresin e Frankfurtit u zhvilluan edhe takime B2B më prodhues të ndryshëm, më qëllim që t’u hapen dyert firmave nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat