Edhe 1.4 milionë euro në Trust pa pronarë

Ekonomi

Edhe 1.4 milionë euro në Trust pa pronarë

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 00:09
Ilustrim

Mbi 1 milionë euro të punëtorëve të Kosovës kanë mbetur pa pronar në llogaritë e Trustit të Kursimeve Pensionale.

Këto mjete nuk dihet se të kujt janë pasi punëdhënësit i kanë paguar kontributet pa treguar emrat e punëtorëve. Viteve të fundit këto mjetë po derdhen në buxhetin e Kosovës.

Jeton Demi, zëdhënës në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës tha se deri më 30.09.2019 mjetet për të cilat FKPK-ja nuk ka informacione se kujt i takojnë ishte në vlerën 1.43 milionë euro ose sa 0.08% e mjeteve nën menaxhim.

“Paratë janë paguar nga punëdhënësit përmes deklarimit në ATK. Për detajet e tjera rreth pagesës dhe raportimit të kontributeve pensionale, mund t’i drejtoheni ATK-së, që është institucioni me përgjegjësinë e mbledhjes së kontributeve pensionale”, shtoi tutje Demi.

Këto para me gjasë do të kalojnë në buxhetin e Kosovës. Kjo pasi, edhe në vitin e kaluar Qeveria kishte tërhequr nga Trusti 1.2 milion euro. Ky vendim ishte  marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ligji autorizon Fondin e Kursimeve Pensionale t’i transferojë këto mjete të paalokuara në buxhetin e Kosovës. Dhe kjo, vlen për kontributet që kanë kaluar periudhën 6-vjeçare dhe për të cilat Fondi i ka shteruar të gjitha mundësitë për t’i identifikuar dhe alokuar ato.

Këto mjete janë paguar përmes Administratës Tatimore të Kosovës në Fondin e Kursimeve Pensionale për periudhën tetor 2011- dhjetor 2012. Këto mjetet janë të paguara në emër të kontributeve pensionale, por për të cilat nuk janë dërguar informacionet e nevojshme. Emri, mbiemri, numri personal, periudha për të cilën janë paguar dhe arsyet pse. Ka shumë raste kur punëdhënësit paguajnë gabimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat