Bekim Borovci: Të ketë më shumë investime të diasporës në Kosovë

Ekonomi

Bekim Borovci: Të ketë më shumë investime të diasporës në Kosovë

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 17:25
Bekim Borovci

Është shumë e nevojshme që diaspora shqiptare të ketë mundësi të investojë më shumë në Kosovë, e kjo arrihet duke u krijuar lehtësira duke mos u humbur kohën me dokumentacione të ndryshme.

Kështu thotë Bekim Borovci, anëtar i Kryesisë së Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane.

Sipas tij shteti i Kosovës duhet t’u krijojë kushte për investim bizneseve, në mënyrë që të njëjtat investimet që po i bëjnë në vende të tjera, t’i bëjnë në Kosovë.

Borovci: Të ketë më shumë investime të diasporës në Kosovë

“Nevoja kryesore është që të kemi mundësinë si diasporë, të kemi një mundësi më tepër që të investojmë më lehtë, të kemi lehtësime me të mira, mos të humbim kohë pas dokumentacioneve të ndryshme, por të mundemi që shteti të na ndihmojë më tepër që investimet tona që shumë prej neve anëtarëve i bëjnë jashtë Kosovës, t’i bëjnë në të ardhmen në Kosovë”, tha ai.

Në Kongresin e Dytë Ekonomik të Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane, Borovci tha se po synojnë të krijojnë bashkëpunim në mes të biznesmenëve shqiptarë në diasporë dhe atyre në Kosovë.

Borovci: Të krijojmë bashkëpunim në mes bizneseve në Kosovë dhe diasporë

“Ne jemi duke u munduar të krijojmë një bashkëpunim në mes të biznesmenëve shqiptarë në trojet e huaja dhe në diasporë dhe prodhuesve dhe biznesmenëve kosovarë që jetojnë në Kosovë. Është diçka që kemi filluar dhe jemi shumë të suksesshëm në këtë drejtim, që t’i bashkojmë bizneset e ndryshme. Këtu sot kemi vizitorë edhe nga Kosova, prodhues nga Kosova, kompani të ndryshme siç e shihni në prapavijë, kemi kompani shumë të suksesshme të Kosovës që janë në tregun gjerman dhe tregun evropian. Ne kemi, si Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, investime të ndryshme në Kosovë që veç jemi duke punuar në atë drejtim, janë këto disa pika fillestare që jemi duke i zhvilluar çdo ditë e me tepër”, tha ai.

Sivjet, Kongresi i Dytë Ekonomik i Unionit të Bizneseve gjermano-shqiptare është mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë, dhe ka bërë bashkë rreth 600 biznese shqiptaro-gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat