Ministri Lluka merr pjesë në Forumin për Ekonomi Kreative

Ekonomi

Ministri Lluka merr pjesë në Forumin për Ekonomi Kreative

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 18:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, me ftesë të zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dr. Miro Cerar, ka marrë pjesë në Forumin për Ekonomi Kreative përmes një paneli të përbërë nga ministra e zv. ministra të Ekonomisë dhe Kulturës të Shqipërisë, Malit të Zi, Algjerisë dhe Palestinës.

“Folëm për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe efekti pozitiv i rritjes ekonomike kur sektorët kreativ bashkëpunojnë me ato të zakonshmet. Arti dhe industria, kur janë bashkuar, kanë arritur rritje të vlerës së produktit dhe punësim të të rinjve, rrjedhimisht rritje të brutoprodukti vendor. Kombinime të tilla po shohim edhe në Kosovë dhe tashmë, disa kompani në prodhime të drurit, tekstilit, metalit apo lojërave elektronike, kanë arritur tek tregjet ndërkombëtare, pikërisht për shkak të këtij kombinimi, duke krijuar tregje të reja”, ka shkruar ministri Lluka në Facebook.

Ministri Lluka ka theksuar se Kosova si asnjëherë më parë, ka pasur suksese në art dhe kulturë, dizajn mode, arkitekturë, teknologji dhe informatikë.

“Rritja e bashkëpunimit ndersektorial do të thotë potencial më i madh ekonomik”, thotë mes tjerash ministri Lluka.

Postimi i plotë i ministrit Lluka në Facebook:

Me ftesë të zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dr. Miro Cerar, morra pjesë në Forumin për Ekonomi Kreative përmes një paneli të përbërë nga Ministra e zv. Ministra të Ekonomisë dhe Kulturës të Shqipërisë, Malit të Zi, Algjerisë dhe Palestinës.

Folëm për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe efekti pozitiv i rritjes ekonomike kur sektorët kreativ bashkëpunojnë me ato të zakonshmet. Arti dhe industria, kur janë bashkuar, kanë arritur rritje të vlerës së produktit dhe punësim të të rinjve, rrjedhimisht rritje të brutoprodukti vendor. Kombinime të tilla po shohim edhe në Kosovë dhe tashmë, disa kompani në prodhime të drurit, tekstilit, metalit apo lojërave elektronike, kanë arritur tek tregjet ndërkombëtare, pikërisht për shkak të këtij kombinimi, duke krijuar tregje të reja.

Kosova, si asnjëherë më parë, ka pasur suksese në art dhe kulturë, dizajn mode, arkitekturë, teknologji dhe informatikë. Rritja e bashkëpunimit ndersektorial do të thotë potencial më i madh ekonomik.

Forumi u pasurua nga prezantimi i themelueses së kompanisë Azza Fahmy Jeëellery nga vet znj. Fahmy e cila ka arritur që pasionin për art ta kthej në biznes global duke prodhuar produkte unike. Sot ajo ka 260 punëtorë në Egjipt dhe është në rritje e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat