Gratë Shqiptare përdorin më pak internetin por blejnë online më shumë sesa burrat

Ekonomi

Gratë Shqiptare përdorin më pak internetin por blejnë online më shumë sesa burrat

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Gjithashtu INSTAT tha se 10.1% e popullsisë në 12 muajt e fundit kanë kryer blerje online. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë pajisjet sportive si veshjet me 82.6%.

Instituti i Statistikave të Republikës së Shqipërisë publikoi ditën e sotme anketën mbi “Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Familje dhe nga Individët.”

Kjo anketë është një vrojtim statistikorë i cili ka objekt studimi individët e grupmoshës 16-74 vjeç dhe mbledh të dhëna mbi teknologjinë dhe përdorimin e saj nga familje dhe individë.

Anketa zbuloi se 68.6% e popullsisë ka përdorur internetin në tre muajt e fundit prej të cilëve 87.1% mbi baza ditore. Përqindja e atyre që kanë kryer thirrje me zë dhe me video përmes Skype, Viber, WhatsApp është 92.3%.

Sipas INSTAT 82.2% e familjeve shqiptare kanë pasur akses në internet në 2019, një rritje me 1.5% krahasuar me një vit më parë. Mëse gjysma e familjeve kanë akses në internet me brez të gjerë (broadband përmes ADSL, kabllor apo fibër optike). Sakaq përqindja e atyre që hyjnë në internet nga telefoni 3G apo 4G është 88.9%.

Gjithashtu INSTAT tha se 10.1% e popullsisë në 12 muajt e fundit kanë kryer blerje online. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë pajisjet sportive si veshjet me 82.6%.

Janë gratë ato që kanë kryer më shumë blerje përmes internetit të cilat blejnë kryesisht veshje ndërsa burrat pajisje kompjuterike, programe, dhe pajisje elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat