Sot protesta e parë kundër vendimit për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve

Ekonomi

Sot protesta e parë kundër vendimit për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 07:33
Ilustrim

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26% ka pasur reagime të shumta nga qytetarët.

Madje, janë organizuar edhe protesta, një prej të cilave do të mbahet sot para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Protestën e sotme që fillon në ora 13:00 e organizon grupi në Facebook “Merakli t’kerreve” kundërshton vendimin e BQK-së.

“Duke e ditur këtë fakt i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat