“Ju nuk jeni e ardhmja e Kosovës. Ju jeni e tashmja!”, ishin fjalët e ambasadorit Philip Kosnett, gjatë vizitës në Innovation Centre Kosovo dhe takimit me ndërmarrësit e rinj, përfaqësues të sektorit të TIK-ut dhe bizneset startup, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë (GEW).
Në 180 shtete bote, prej 18-24 nëntor po shënohet Java Globale e Ndërmarrësisë, e cila për qëllim ka promovimin e ndërmarrësisë, bizneseve startup, gjithëpërfshierjes, edukimit dhe modeleve të mira të politikë-bërjes.
Në edicionin e shtatë, 55 partnerë nga Kosova po e shënojnë GEW -in me 82 aktivitete në qytete të ndryshme.
Gjatë ditës së katërt të Javës…, ambasadori amerikan Philip Kosnett vizitoi Innovation Centre Kosovo (ICK) për t’u takuar me ndërmarrësit e rinj, përfaqësues të komunitetit dhe bizneset startup.
“Ju nuk jeni e arrdhmja e Kosovës. Ju jeni e tashmja!”, ishin fjalët e tij drejtuar të pranishmëve. z. Kosnett shtoi se Qeveria e arrdhshme duhet të bëjë më shumë për sektorin privat, si dhe Kosova e ka rastin që si një vend të vogël të shndërrohet në Estoninë, Izraelin apo Singaporin e arrdhshëm, duke avancuar zhvillimin e edukimit dhe ndërmarrësisë.
Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së dhe nikoqir i GEW për Kosovë u shpreh i nderuar me vizitën dhe përkushtimin e shteteve mike si SHBA-të për promovimin e ndërrmarrësisë, bizneseve startup dhe potencialit të të rinjëve të Kosovës.
“Vizita e ambasadorit Kosnett përgjatë Javës Globalë të Ndëmarrësisë është inkuarjim për punën që po bëjmë si komunitet i inovacionit dhe ndërmarrësisë. Biseduam shtruar mbi sfidat e ndërmarrësve ne Kosovë, por gjithësesi edhe mbi ato mundësi që ne kemi si ekosistem i ndërmarrësisë për të avancuar zhvillimin ekonomik përmes energjive të reja. Në këtë aspekt, u cek nevojë për mbeshtetje më të fuqishme institucionale dhe bashkëpunim i ngushtë me Qeverinë e re të
Kosovës”, deklaroi Begu.
GEW 2019 në Kosovë mbështetet nga Ambasada e Suedisë, GIZ-i, Ambasada e Norvegjisë, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, GIST dhe Coca-Cola.
Java Globale e Ndërmarrësisë si lëvizje ka nisur në SHBA nga Kafmann Foundation dhe ishte përkrahur edhe nga ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe ish-kryeministri Britanik, Gordon Brown.