Shoqata e Bankave të Kosovës ndihmon me 37.000 euro për viktimat dhe të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri

Ekonomi

Shoqata e Bankave të Kosovës ndihmon me 37.000 euro për viktimat dhe të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:33
Tërmeti Shqiperi

Shoqata e Bankave të Kosovës ndihmon me 37.000 euro për viktimat dhe të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri

14:30 | 27 Nëntor 2019

Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës sot ka marrë vendim të ndajë 37.000-euro si ndihmë për të prekurit nga fatkeqësia natyrore që ka goditur Shqipërinë.

“Duke u solidarizuar me viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj fatkeqësie, Shoqata e Bankave të Kosovës në emër të komunitetit bankar në Kosovë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre ndërkaq apelon që të gjithë ata që kanë mundësi të kontribojnë në mënyra të ndryshme për të tejkaluar këtë situatë tragjike”, thuhet në komunikatën për media nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Në mesazhin e ngushëllimit Shoqata e Bankave të Kosovës në mes tjerash përcjell se: “Në këto kohë të vështira për kombin shqiptarë, të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të dhënë kontributet tona, në mënyrë që edhe kjo vështirësi të kalohet në unitet dhe solidaritet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat