Prezantohet studimi rreth perceptimit të korrupsionit sipas bizneseve

Ekonomi

Prezantohet studimi rreth perceptimit të korrupsionit sipas bizneseve

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 07:39
Ilustrim

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me programin “Aktiviteti për Drejtësi Komerciale” të USAID, kanë bërë një studim të ri rreth perceptimit të korrupsionit sipas bizneseve.

Përmes një tryeze që do të mbahet sot do të prezantohen të gjeturat e këtij studimi.

Përmes këtij studimi do të mësohet më shumë se cili është perceptimi i bizneseve për korrupsionin në Kosovë, cili është niveli i korrupsionit real, cilat janë institucionet me praninë më të madhe të korrupsionit, për çfarë arsyesh bizneset përfshihen në korrupsion, sa për qind e bizneseve të cilat ballafaqohen me korrupsion e raportojnë atë tek autoritetet përkatëse, cilat janë arsyet që dekurajojnë bizneset nga raportimi i rasteve të korrupsionit, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat