Sindikatat paralajmëruan greva dhe protesta, sot takohen me Albin Kurtin

Ekonomi

Sindikatat paralajmëruan greva dhe protesta, sot takohen me Albin Kurtin

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 10:59
Foto Albin Kurti

Sindikatat e shëndetësisë, arsimit dhe policisë kanë paralajmëruar greva në rast se nuk zbatohet Ligji për Paga këtë muaj.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në një njoftim për media javën e kaluar ka paralajmëruar për ditën e sotme një mbledhje të Bordit Drejtues ku do të merret vendimi për veprimet sindikale.

Por sot sindikalistët e shëndetësisë dhe sektorëve tjera pritet të takohen me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili fitoi zgjedhjet e 6 tetorit dhe pritet të marr pozitën e kryeministrit.

Këto zhvillime kanë ndodhur pasi Avokati i Popullit dërgoi Ligjin në Gjykatën Kushtetuese, pas ankesave dhe pakënaqësive të kategorive të ndryshme të punëtorëve të shtetit.

Avokati Hilmi Jashari ka përmendur rastin e infermierëve dhe ankesat e tyre për koeficientin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat