Kushtet socio-ekonomike si faktor kriminogjen të heshtur në Kosovë

Ekonomi

Kushtet socio-ekonomike si faktor kriminogjen të heshtur në Kosovë

Nga: Armend Halimi Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Që nga përfundimi i luftës, pasiguria shoqërore në Kosovë është debatuar vetëm nga aspekti i kërcënimeve nga jashtë, duke injoruar rreziqet e brendshëme.

Shumë çështje të trashëguara si probleme të hapura prej kohësh, kryesisht të karakterit politik, ka bërë që kur flitet për sigurinë, përkatësisht pasigurinë i tërë fokusi shoqëror e institucional të jetë koncentruar vetëm në problemet tradicionale si përballja me agresionin e jashtëm, konkretisht nga ana e Serbisë, frika nga veprimtaria e shërbimeve të huaja në vend, sidomos të atyre serbo-ruse , duke injoruar shumë shkaqe tjera të pasigurisë që janë prodhim tërësisht të brendshëm. Jo se duhet ndij komod karshi rreziqeve nga jashtë, mirëpo, kamuflimi i problemeve të brendshëme me ato të jashtme, jo rrall herë bëhet me qëllim nga pushtetet e caktuara, që opinion të jetë i verbuar nga preokupimet reale dhe të përditshme, duke i mbajtur në ankth me rreziqet e jashtme.

Dihet mirëfilli se, Kosova që nga çlirimi është nën mbrojtje të plotë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, gjë që fati i saj ekzistencial nuk është në forcën vetanake të vendit, sa do që jemi shtet i pavaruar. Ngase, sovraniteti dhe paprekshmëria e tij është e garantuar me vetë faktin e ndërhyrjës ushtarake e civile ndërkombëtare në Kosovë. Në fakt kjo do duhej konsideruar bonus për institucionet e vendit, duke qenë të lirë nga një barrë e madhe, siq është pasiguria nga jashtë, për të u koncentruar në sigurinë e brendshëme, që realisht edhe shkenctarisht është konstatim se siguria më tepër është e ndijeshëme nga brenda për brenda sesa nga jashtë. Për këtë gjë mjafton të marrim për bazë luftrat civile aktuale që janë duke u zhvilluar në botë, të cilat zanafillen e kanë kryekput nga faktorët e brendshëm, dhe që po ashtu palë konfliktuoze janë pikrishtë pjestarë të vetë asaj shoqërie. Andaj, Kosova karshi sigurisë së jashtëme do të ishte e mjaftushëme të mbaj raporte të mira dhe të kordinuara operacionale me mekanizmat ndërkombëtar, ndërsa të ketë në epiqendër rregullimin e brendshëm.

Në shikim faktorët ekonomiko-social duken sikur nuk kanë lidhje direkte me sigurinë, përkatësisht pasigurinë, por që e vërteta është se siguria është e ndijeshëme ndaj çdo gjëje që nuk funksionon në parametrat normal, si në fushën edukativo-arsimore, ekonomike, dhe ligjore, etj.

Fare thjeshtë, një shoqëri me arsimim të dobët, prek direkt shtresën më të ndijeshëme të shoqërisë, siç është rinia, e që dihet se shumicën e popullësisë së vendit tonë e përbëjnë grupmoshat e reja, e që fatkeqësisht të gjithë parametrat tregojnë për një sistem jo të knaqshëm, për më tepër më të dobtin në rajon, që padyshim prodhon dukuri negative në mungesë së prespektivës së ndritshëme, siç janë: braktisja e shkollës, mos interesimi për mësim, shoqërimi me persona problematik, marrja me prostitucion, tregtimi dhe konsumimi i substancave narkotike, shfaqja e dukurisë së vjedhjës, grabitjeve etj. Po t’i shtohet këtyre, edhe mungesa e zhvillimit ekomomik, vetëm sa rrit nevojën apo domosdoshmërinë për marrjen me dukuritë e përmendura.
Në anën tjetër, një shoqëri pa sistem të mirëfillët të drejtësisë, krijon shprehin e mos respektimit të ligjit, apo mos frikës nga ai, duke mos parë barrier për arritjen e nevojave në një terren të tillë.
 
Prandaj, duke qenë kështu, jo vetëm se janë shqetësusese rastet e dukurive të tilla, që fatkeqësisht jemi dëshmitar të shumë prej tyre që raportohen apo edhe shumë që nuk janë të njohura për opinion, por më shqetësuese do jetë krijimi i kulturës shoqërore për një shoqëri të degjeneruar për periudhë afatëgjate.
Këto që u përmenden shukurtimisht, dhe shumë të tjera që kanë nevojë të elaburohen profesionalisht, si dukuria e armëbajtjës paleje, rrëmuja në trafikun rrugor të ngasësëve të padisiplinuar që çdo ditë sjellin viktima, duhet të jenë pjesë e një strategjie shtetrore me përfshirje mbarëshoqërore, e jo që siguria njerzore në vendin tonë të matet vetëm nga rreziku i jashtëm, ngase thënë realisht, po të anketohen qytetarët se nga çka ndihen më të pasiguritë në jetën e përditshëme, rreziqet e jashtëme të trajtuara tradicionalisht, as që do vrehen karshi këtyre të brendshëmëve që u përmenden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat