Tërhiqet nga shitja parcela Rogova

Ekonomi

Tërhiqet nga shitja parcela Rogova

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se ka tërhequr nga SHAL 53: 'Njësinë nr.63-KB Rogova, Parcela nr.639-0 në ZK Rogovë I', me numër rendor 63, prona në ZK Rogove Komuna e Gjakovës.

Sipas Agjencisë, kjo njësi ishte paraparë të shitej përmes shitjes së aseteve përmes likuidimit nr. 53, me numër rendor 63, e cila do të mbahet me datë 26 dhjetor të këtij viti, ndërsa tërheqja nga tenderi i kësaj njësie është bërë në bazë të shkresës nga Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër Komuna e Gjakovës.

“Ndërkaq lista e aseteve që janë në shitje përmes shitjes së aseteve nr. 53 përfshinë 123 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës. Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019 nga ora 10:00 deri 12:00, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave, në Hotelin Grand duke filluar nga ora 12:30. Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për shitjen e aseteve përmes likuidimit Nr. 53 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: http://www.pak-ks.org”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat