IuteCredit paralajmëron padi ndaj BQK-së

Ekonomi

IuteCredit paralajmëron padi ndaj BQK-së

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 11:59
Foto nga konferenca

(E plotësuar) - IuteCredit nuk po pajtohet me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për revokimin e licencës, të cilin vendim në një konferencë për media, avokatët e angazhuar nga kjo kompani e quajtën drastik dhe të pa pranueshëm.

Paralajmërojnë padi në Prokurorinë Themelore ndaj vendimit e pastaj edhe në Arbitrazh për padrejtësinë dhe dëmin që i ka shkaktuar IuteCredit-it si institucion mikrofiannciar.

Avokati Korab Sejdiu, i angazhuar nga IuteCredit për ta sfiduar vendimin e BQK-së, tha se janë evidentuar shkelje të shumta në vendimin e BQK, ndaj IuteCredit javën e ardhshme do të ushtrojë një padi ndaj BQK-së.

Avokati Sejdiu po konsideron se BQK ka bërë hapin e fundit të parin që nuk është i pranueshëm në asnjë rrethanë.

Sejdiu: Kërkojmë pezullimin e vendimit për ta shpëtuar Kosovën nga Arbitrazhi dhe 340 punëtorë

“Çka është mirë që ne po kërkojmë shtyrjen e ekzekutimit në gjykatë. Brenda ditëve në vijim do të dorëzohet dhe me këtë do të arrihej të evitohen problemet e mëdha jo vetëm për klientin tonë, por edhe për Kosovën dhe për palët e treta, përfshirë këtu ta shpëtoj IuteCredit në Kosovë nga likudimi dhe shuarja, t’i ruan vendet e punës përafërsisht 340 punëtorëve, potencialisht të eviton një padi të menjëhershme në Arbitrazh kundër Kosovës me dëme që tejkalojnë vlerën prej 12 milionë euro. Eviton dëmtimin e konkurrencës në sektorin mikrofinanciar dhe shmang krijimin e një njolle diplomatike mes Kosovës dhe Estonisë ”, theksoi Sejdiu.

Avokatja tjetër ndërkombëtare, Evelin Kanter theksoi se vendimi i BQK-së i marrë më 6 dhjetor është i padrejtë, i pa bazuar dhe i lëshuar pa kurrëfarë njoftimi paraprak.

Avokatja Kanter po thotë se akuzat e BQK-së për aksionarët e pa përshtatshëm dhe devijimin e planit të biznesit nga IuteCredit nuk janë të qëndrueshme.  

Kanter: Akuzat për aksionarët tanë janë të pa bazuara

“Synimi ynë që nga fillimi ka qenë që ky plan i biznesit i nënshtrohet edhe ndryshimeve. Këtë ia kemi shpjeguar edhe kushtet e Bankës Qendrore për ndryshimet që mund të pasohet në krahasim me planin fillestar. Gjithashtu, kemi dorëzuar edhe planin e ri tek BQK, mirëpo nuk kemi marrë komente ndaj këtij plani. Që do të thotë se IuteCredit nuk ka bërë kurrfarë shkelje sa i përket planit tonë të biznesit. Sa i përket aksionarëve tonë, aksionarët tanë kanë qenë të njëjtin që nga koha kur kanë aplikuar për licencë për herë të parë në vitin 2017. Aksionarët tanë janë të ndershëm si në Estoni ashtu edhe nga gjithë partnerët tanë ndërkombëtar. Andaj, akuzat për aksionarë tanë janë tërësisht të pa baza. Po ashtu, IuteCredit kurrë nuk ka lëshuar kredi me interes të kamatës prej 236 përqind”, theksoi Kanter.

Edhe avokati tjetër, Rauno Kinkar nuk është pajtuar me vendimin e BQK-së, të cilin e quajti drastik, teksa tha se Iutecredirt do të vazhdojë të bashkëpunojë plotësisht me autoritet rregullative në Kosovë.

Ai tha se Republika e Estonisë gjithmonë ka mbështetur IuteCredit Group dhe tani shpreh shqetësimet e saj lidhur me veprimet e fundit të ndërmarra nga autoritet e Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë për media u tha se burimet e financave dhe aksionarët e IuteCredit janë transparente dhe e respektojnë ligjin.

Kompania operon në Moldavi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë. Kjo kompani ka hyrë në tregun e Kosovës para dy vitesh, norma e interesit të cilën e ngarkon kompania korrespondon me praktikat e ngjashme tregtare në të gjithë Evropën, si dhe korrespondon me gjendjen e tregut në Kosovë dhe situatën e rrezikut kreditor.

Po ashtu u tha se sot Iutecredit ka rreth 25 mijë klient në Kosovë, ndërsa jep kredi në Kosovë në shumën prej mesatarisht 2.5 milionë euro në muaj.

IuteCredit paralajmëron padi ndaj BQK-së

IuteCredit nuk po pajtohet me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për revokimin e licencës, të cilin vendim në një konferencë për media, avokatët e angazhuar nga kjo kompani e quajtën drastik dhe të pa pranueshëm.

Paralajmërojnë padi në Themelore ndaj vendimit e pastaj deri në Arbitrazh për padrejtësinë dhe dëmin që i ka shkaktuar IuteCredit-it.

Avokati Korab Sejdiu, i angazhuar nga IuteCredit për ta sfiduar vendimin e BQK-së, tha se janë evidentuar shkelje të shumta në vendimin e BQK, ndaj IuteCredit javën e ardhshme do të ushtrohet një padi ndaj BQK-së.

“BQK ka bërë hapin e fundit të parin që nuk është e pranueshme në asnjë rrethanë”, tha ai, duke shtuar se nga ky vendim po rrezikohen 320 punëtorë.

Sejdiu beson se padrejtësia do të përmirësohet nga gjyqësori.

Rauno Kinkar, avokat tha se IuteCredit nuk pajtohet me vendimin drastik të BQK dhe aktualisht është duke u marrë me materializimin e rrezikut biznesor që ndërlidhet me operimin në mjedise të ndryshme ligjore dhe administrative.

“Iutecredirt do të vazhdoj të bashkëpunoj plotësisht me autoritet rregullative në Kosovë. IuteCredit do të shpalos informatat sapo që gjetjet e reja të jenë në dispozicionl”, tha ai

Sipas tij, Republika e Estonisë gjithmonë ka mbështetur IuteCredit Group dhe tani shpreh shqetësimet e saj lidhur me veprimet e fundit të ndërmarra nga autoritet e Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë për media u tha se burimet e financave dhe aksionarët e IuteCredit janë transparente dhe e respektojnë ligjin.

Kompania operon në Moldavi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.

Kjo kompani ka hyrë në tregun e Kosovës para dy vitesh, norma e interesit të cilën e ngarkon kompania korrespondon me praktikat e ngjashme tregtare në të gjithë Evropën, si dhe korrespondon me gjendjen e tregut në Kosovë dhe situatën e rrezikut kreditor.

Sot Iutecredit ka rreth 25 mijë klinet në Kosovë, ndërsa jep kredi në Kosovë në shumën prej mesatarisht 2.5 milionë euro në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat