Kurtishaj: Shkëputja e memorandumit për peronizim nga Stacioni i Autobusëve i papranueshëm

Ekonomi

Kurtishaj: Shkëputja e memorandumit për peronizim nga Stacioni i Autobusëve i papranueshëm

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 15:55
Ruzhdi Kurtishaj

Shoqata e Transportit rrugor të udhëtarëve po e cilëson si të papranueshëm shkëputjen e memorandumit të mirëkuptimit për tarifat e peronizimit nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Lidhur me këtë vendim, kjo Shoqatë sot ka mbajtur një takim me bordin e Stacionit të Autobusëve dhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës.

Kryetari i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, tha se shkëputja e këtij memorandumi të mirëkuptimit është vendim arbitrar dhe i papranueshëm për ta.

Kurtishaj: Kërkesa jonë ka të bëjë me vazhdim të memorandumit të bashkëpunimit

“Kërkesa jonë ka të bëjë me vazhdim të memorandumit të bashkëpunimit, konform asaj që ne e kemi nënshkruar muajin prill të vitit 2019 dhe në bazë të atij memorandumi ata kanë kthyer pikën katër, ku ka të bëjë me një periudhë gjashtë mujore të rishikimit të të hyrave të Stacionit të Autobusëve që krijohen nga operatorët e licencuar të transportit publik të udhëtarëve dhe Shoqatës së Transportit të udhëtarëve. Ne nuk kemi marrë asnjë ftesë dhe nuk kemi pasur asnjë lloj paralajmërimi për një gjë të tillë. Pra, ata kokë më vete pa asnjë arsyetim e kanë marrë një vendim si Stacion i Autobusëve, por jo si bord. Do të thotë ne e dimë se Stacioni i Autobusëve ka një kryeshef ekzekutiv dhe ka stafin tjetër operativ dhe sigurisht që ndërmarrjet publike kanë borde të cilat caktohen nga aksionari dhe sigurisht janë bordet ato që duhet të marrin vendime”, tha ai.

Ai tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Stacionin e Autobusëve siç kanë bërë edhe më herët.

Kurtishaj: Jemi të gatshëm për bashkëpunim

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim, siç kemi qenë çdo herë, jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime të mirëfillta për të gjithë qytetarët, por duke qenë në harmoni me kërkesat tona, përkatësisht këtu kemi të bëjmë me disa çmime enorme të pagesës së tarifave për peronizim nëse i krahasojmë edhe e vendet e rajonit dhe me vendet e Evropës. Nëse në Cyrih një stacion i autobusëve paguhet vetëm për 5 frang, pse duhet të paguhet në Prishtinë i njëjti shërbim për 20 euro, apo në Sh paguhet diku 8 euro për 30 minuta qëndrim në stacion të autobusëve për imbarkim nga Shtutgarti në Kosovë. Ndërsa, në Prishtinë duhet të paguajë 20 euro për të njëjtën tarifë për të udhëtuar drejtë Shtutgartit. Kjo është ajo mos kënaqësia jonë që e kemi shpreh edhe më herët dhe ne si Shoqatë kemi reaguar edhe kur ka qenë taksa e famshme 10 centëve për hyrje dalje të udhëtarëve në Stacion të Autobusëve”, u shpreh ai.

Ai tha se shkëputja e këtij memorandumi për ta si Shoqatë do të thotë të kthehen në çmimet të cilat kanë qenë para nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat