Ndërmarrjet shesin dhe blejnë pak online

Ekonomi

Ndërmarrjet shesin dhe blejnë pak online

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

​Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka përgatitur për herë të parë publikimin me të dhëna për përdorimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në ndërmarrje për vitin 2018, ku shprehur në përqindje del që shumica e ndërmarrjeve përdorin kompjuterin dhe internetin por shitjet dhe blerjet online i kanë të pakta.

Në vitin 2019, Departamenti i Statistikave Ekonomike pranë ASK-së e ka zhvilluar për herë të parë anketën e përdorimit të teknologjisë informative dhe komunikimit në ndërmarrje sipas metodologjisë së Eurostatit. Anketa është zhvilluar në territorin e Republikës së Kosovës në ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar.

“Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim sipas rezultateve në nivel të anketës, ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuterin për qëllime punë gjatë vitit 2018, përfaqësojnë 98.6 % të ndërmarrjeve. Sipas rezultateve në nivel të anketës, 97.1 % e ndërmarrjeve  kanë përdorur internetin për qëllime punë gjatë vitit 2018. Shpejtësia maksimale për shkarkim dokumentesh >= 10Mbit/s deri <30Mbit/s, është shpejtësia më e përdorur nga ana e ndërmarrjeve me 40 %. Nga ndërmarrjet e anketuara , 63.1 % prej tyre kanë WEB faqe të ndërmarrjes, ndërsa  81.3 % e ndërmarrjeve i përdorin mediat sociale. Nga ndërmarrjet e anketuara 11.4 %  prej tyre kanë realizuar shitje përmes web faqes ose ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit. Ndërsa 19.0 % prej tyre kanë realizuar blerje përmes web faqes ose ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat