Rriten të ardhurat nga diaspora, më së shumti nga Gjermania

Ekonomi

Rriten të ardhurat nga diaspora, më së shumti nga Gjermania

Më: 4 janar 2020 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Diaspora e Kosovës po vazhdon të qëndroj me “menje” në Kosovë, duke kontribuar me shuma të mëdha financiare.

Madje këto shuma po shënojnë rritje çdo vit që diaspora i dërgon apo investon në Kosovë.

Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, tregojnë se shuma e remitancave të dërguara ka shënuar rritje.

Deri në muajin shtator të vitit 2019, remitancat kanë arritur vlerën e 627.4 milionë eurove, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë shënuar rritje për 6.1 për qind.

Në periudhën janar-shtator të vitit 2018 shuma e remitencave të dërguara në Kosovë ishte 588.2 milionë euro.

“Nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti, shuma e remitencave të dërguara nga mërgimtarët tanë ka arritur në 627.4 milionë euro.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (janar-shtator), shuma e remitencave të dërguara në Kosovë ishte 588.2 milionë euro”, tha Kushtrim Ahmeti, zëdhënës i BQK-së.

Shuma e dërgesave të emigrantëve në vit konsiderohet të jetë edhe më e lartë, pasi që një pjesë e mjeteve hyjnë në Kosovë edhe përmes formave tjera, të cilat mund të mos përfshihen në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës.

Sipas të dhënave të siguruara nga IndeksOnline në Bankën Qëndore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania pasuar nga Zvicra, SHBA-ja, Italia, Austria, Franca dhe shtete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat