SHBA: Krijimi i vendeve të punës më i ulët se parashikimi

Ekonomi

SHBA: Krijimi i vendeve të punës më i ulët se parashikimi

Më: 10 janar 2020 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Ekonomia amerikane krijoi më pak vende pune sesa pritej në dhjetor, por shkalla e papunësisë mbeti në 3,5 %, niveli i saj më i ulët në 50 vjet, njoftoi sot Ministria e Punës, e cila raportoi gjithashtu edhe për një rritje të lehtë të pagave.

Gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, u krijuan gjithsej 145 000 vende pune, në një kohë që analistët parashikonin 160 000, shumë më pak se 256 000 vendet e regjistruara në nëntor, kur numri u rrit shumë nga kthimi i punëtorëve të “General Motors”, pas grevës së tyre historike.

Mesatarisht, ekonomia amerikane krijoi 175 000 vende pune çdo muaj, gjatë vitit 2019, në krahasim me 225 000 vendet e krijuar çdo muaj në vitin 2018.

Edhe pse më e ulët, ky mbetet një nivel i fortë, pasi ekonomistët vlerësojnë se ekonomia amerikane vazhdon të mbështetet me një numër mesatar prej 100 000 vende të reja pune në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat