Vjen në Kosovë banka Credins

Ekonomi

Vjen në Kosovë banka Credins

Më: 17 janar 2020 Në ora: 19:32
Credins

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ditë më parë ka dhënë miratimin paraprak të kërkesës nga subjekti “Banka Credins Kosovë” për licencim si bankë në Republikën e Kosovës.

Por kjo bankë perjetoi një tragjedi para 5 vjetëve. Drejtori i përgjithshëm i Credins Bank, isht qëlluar me pistoletë nga dy persona.

Por kush janë tash ata që zotërojnë këtë bank?ë.

E britanikja Amryta Capital LLP është bërë aksionarja kryesore e Bankës Credins, përmes pjesëmarrjes direkte dhe indirekte, duke zotëruar kështu 23.247 për qind të aksioneve të bankës së tretë më të madhe në vend.

Pasi mori indirekt 14.918 për qind të aksioneve në Credins në vitin 2017, përmes blerjes së 100% të aksioneve të shoqërisë BFSE Holding BV, Hollandë, e cila është aksioner i Bankës Credins sh.a, britanikët kanë blerë direkt gradualisht nga aksionerët e tjerë edhe rreth 8% të aksioneve.

Lajmi u bë i ditur nga Banka e Shqipërisë, e cila ka dhënë miratimin paraprak për rritjen e pjesëmarrjes influencuese (të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë) të aksionerit Britanikja Amryta Capital LLP , nga 14.918 për qind në 23.247 për qind, në kapitalin aksionar të Bankës Credins sh.a. Vendimin e ka marrë Këshilli Mbikëqyrës i bankës qendrore në mbledhjen e datës 4 dhjetor 2019 në bazë dhe për zbatim të shkronjës “e”, të nenit 43, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; të shkronjës “h”, të pikës 1, të nenit 24, dhe nenit 25, të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; si dhe të rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe të degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë”.

Me propozim të Departamentit të Mbikëqyrjes, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të japë miratimin paraprak për rritjen e pjesëmarrjes influencuese (të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë) të aksionerit Amryta Capital LLP, Mbretëria e Bashkuar, nga 14.918 për qind në 23.247 për qind, në kapitalin aksionar të Bankës Credins sh.a.

Sipas vendimit, ngarkohet Banka Credins sh.a. të njoftojë Bankën e Shqipërisë për përmbushjen e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve nga ana e shitësve dhe e blerësit.

Në maj të vitit 2018, Amryta Capital LLP bleu 2.34% të aksioneve nga aksionerët kryesorë Aleksandër Pilo dhe Renis Tërshana, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe më pas e rriti në 3.09%, duke ia blerë aksionet individëve me mbiemër Bushati. Së fundmi Amryta ka blerë edhe 4.7% të aksioneve nga po nga Aleksandër Pilo, Renis Tërshana dhe individët me mbiemër Bushati. Kjo lëvizje e fundit nuk është reflektuar ende në QKB, por është miratuar nga Banka e Shqipërisë.

Sipas QKB, struktura aktuale e aksionerëve, (ku nuk është reflektuar ende blerja e fundit prej 4.7% të aksioneve nga Amryta) është, sipas tabelës më poshtë:

Siç shihet nga tabela, Renis Tërshana ishte aksioneri kryesor i bankës, por pasi ai i ka shitur rreth 3.4% të aksioneve tek Amryta, sipas të dhënave paraprake, aksioneri më i madh ka kaluar shoqëria, që rezulton e regjistruar në Britani.

Credins është banka e tretë më e madhe në vend sipas aktiveve. Sipas të dhënave të Shoqatës së bankave, në fund të 9 mujorit, Credins zotëronte 14.4% të aseteve të sistemit bankar, duke iu afruar me shpejtësi vendit të dytë, pas Raiffeisën me 15.1% dhe BKT me 26.9%.

Credins rezulton se është huadhënësi i më i madh në vend, me 18.5% të totalit, e ndjekur nga BKT, me 17.5% (pas ndarjes së aktivitetit me Kosovën, BKT ka zbritur në kredidhënësin e dytë më të madh në vend) dhe Raiffeisen me 17.4%.

Në peshën sipas depozitave, Credins është i treti (me 15.2%), pas BKT (25.3%) dhe Raiffeisen (15.6%).

Credins është banka e parë me kapital shqiptar themeluar nga disa biznese vendase në vitin 2003. Në vitin 2009, në të hyri dhe fondi privat BFSE Holding BV, që u ble 100% nga britanikët e Amryta Capital LLP në vitin 2017, të cilët tashmë kanë kaluar në aksionerin më të madh. /Monitor.al/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat