Ja sa miliona do të kushtoj ndërtimi i Tregut të Qytetit në Prishtinë

Ekonomi

Ja sa miliona do të kushtoj ndërtimi i Tregut të Qytetit në Prishtinë

Më: 19 janar 2020 Në ora: 06:47
Foto ilustrim

Tanimë Komuna e Prishtinës ka hapur tenderin për ndërtimin e Tregut të ri të qytetit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Tregu i ri i Qytetit tashmë është në prokurim. Tenderi është i hapur deri me 10 shkurt dhe pas fazës së ankesave mund të fillojmë me ndërtim”, ka shkruar ai.

Në bazë të kontratës, Komuna e Prishtinës për ndërtimin ka paraparë të ndajë hiç më pak se 5 milionë e 524 mijë euro.

Tenderi është i hapur deri më 10 shkurt ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat