E dinit se bankat aplikojnë tarifë edhe kur kryeni pagesa me kartela nëpër markete?

Ekonomi

E dinit se bankat aplikojnë tarifë edhe kur kryeni pagesa me kartela nëpër markete?

Më: 19 janar 2020 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Pothuajse për çdo shërbim që e ofrojnë bankat në Kosovë, aplikohet një tarifë.

Por ka edhe shërbime për të cilat as që do t’ju shkonte mendja se mund të paguani provizion.

Sipas një hulumtimi të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), tarifa bankat aplikojnë edhe për pagesat që i kryeni nëpër markete përmes pajisjeve të njohura si POS.

“Tarifat e pagesave nga POS-ët në markete po sillen nga 1.3% deri në 2%”, thotë OAK.

Sipas këtij asociacioni, kjo po i zhgënjen qytetarët që të bëjnë pagesa me kartela për shkak të tarifave të larta gjatë pagesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat