Paradoksi dhe mungesa e një stragjie të zhvillimit ekonomik

Ekonomi

Paradoksi dhe mungesa e një stragjie të zhvillimit ekonomik

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 20 janar 2020 Në ora: 20:39
Dr. Artan Haziri

Paradoks i veçantë i tregut financiar kosovar është fakti se rreth një miliard të shtetit tëKosovës janë të deponuara në tregun ndërkombëtar të kapitalit, për kthimin e të cilit në Kosovëderi më tani nuk ka pasur ndonjë vullnet politik. Investimi i këtij kapitali domethënës në tregunbankar të Kosovës me kamata të ulëta, do të kishte efekte multidisiplinare në zhvilliminekonomik të Kosovës, mundësi kjo që nuk u shfrytëzua nga asnjë qeveri deri më tash.

Mungesa e kapitalit financiar të mjaftueshëm, qoftë nga burimet e vendit e qoftë nga burimet ejashtme për investime në ekonomi dhe krijimin e vendeve të reja të punës, imponon nevojën ehartimit të strategjisë së zhvillimit ekonomik, e cila strategji do të mbështetej në prioritetezhvillimore të qëndrueshme.Në mungesë të kapitalit financiar, shteti i Kosovës orientimin strategjik duhet ta ketë nëzhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, ku krijimi i një vendi pune ka kosto më të ulët.Në këtë drejtim përparësi do të duhej dhënë zhvillimit të përparuar të bujqësisë e blegtorisë dhepërpunimit industrial të prodhimeve bujqësore e blegtorale. Me këtë shteti i Kosovës do tëmund t’i realizonte disa caqe strategjike. Njëkohësisht, do të mund të zvogëlonte shkallën epapunësisë së kontigjentit të aftë për punë; do të mund të rriste bazën e taksapaguesve dhe të tëhyrave të veta; do të mund të bënte zëvendësimin e importeve me prodhime vendore dhe betjen e qindra miliona eurove në tregun vendor, që do të mund të shërbenin për projekte tëtjerë zhvillimor; si dhe do të mund të rriste eksportin në tregun rajonal e ndërkombëtar, e që mekëtë do bëhej edhe zbutja e debalancit tregtar të pagesave.

Qeveria duhet të shikojë dhe të mësojë edhe nga përvojat e të tjerëve. Të mos harrojmë se nësaje të zhvillimit të bujqësisë intensive, disa shtete të Evropës Perëndimore, si, bie fjala,Holanda, kanë arritur kulmin e zhvillimit dhe të mirëqenies. Ajo që duhet të dijë qeveria ështëse nuk ka ekonomi pa prodhim dhe nuk ka prodhim nëse shteti me politika ekonomike active nuk e stimulon biznesin, për të shtuar aktivitetin ekonomik. Dhe, nuk mund të ketë prodhim pangjalljen e kapaciteteve ekonomike që tash e 10 vjet mrizojnë dhe çdo ditë asetet humbinvlerën, sepse gjithnjë e më shumë amortizohen e bëhen jofunksionale dhe jo atraktive për çdoblerës apo investitorë të mundshëm.

Kosova mbetët edhe më tutje vend me përparësi e mundësi të shumta, por ende pa strategji tëzhvillimit ekonomik. Ajo që duhet t’i frikohet shteti i Kosovës është teza e shpikur nga ana emaniakëve të ekonomisë se gjërat do të bëhen mirë vetvetiu, sepse bazohen në parimet eekonomisë së tregut dhe të globalizimit. Kjo tezë është pohim jo i qëndrueshëm në shtetet epërgjegjshme, sepse praktika ekonomike e shumicës së shteteve bazohet në partneritetin eshtetit me biznesin, ku shteti ndihmon me politikat ekonomike e fiskale bizneset në arritjen eobjektivave zhvillimore të tyre. Me këtë ndihmë shteti përfiton në mënyrë të shumëfishtë qoftënë mënyrë direkte apo indirekte.Gjithmonë ekzistojnë segmente të caktuara ku shteti duhet të intervenojë me politikaekonomike e fiskale për të ndihmuar biznesin, e që deri më tani nuk janë aplikuar sa duhet ngaana e shtetit të Kosovës. Përvoja e Kosovës, si edhe e shumë vendeve të tjera në botë, dëshmoise liberalizmi i tepruar në ekonomi i parapriu gjithherë anarkisë. Madje, edhe shtetet më tëzhvilluara në botë kanë elemente proteksioniste në politikat e tyre ekonomike.

Politikat ekonomike e fiskale shtetërore kanë të bëjnë me stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen e prodhimit vendor. Këto politika janë: politikat kreditore ndaj biznesit, politikatfiskale, politikat e privatizimit të kapaciteteve ekonomike, politikat e stimulimit të investimit të

kapitalit të jashtëm me krijimin e mjedisit të shëndoshë për investime, politikat e subvencionit

të prodhimit vendor, politikat e kufizimeve të importeve për produktet bujqësore sezonale.

Nje vendim I rendesishem ishte taksa ndaj produkteve serbe .

Një ekonomi e zhvilluar do të thotë më pakpapunësi, më pak fonde sociale nga ana e shtetit për kategoritë e rrezikuara shoqërore dhe mëshumë buxhet shtetëror nga taksat, e që do të përfitonte shteti nga biznesi i zhvilluar. Kosovaështë, ndoshta, i vetmi vend në botë që nuk ka strategji të zhvillimit ekonomik. Kosovës I nevojitet strategjia e zhvillimit ekonomik. Kosova në hartimin e strategjisë duhet t’i shikojëmodelet e shteteve të tjera të zhvilluara, por ajo duhet ta ketë modelin e vet të zhvillimitekonomik, që do të duhej të bazohej në përparësitë komparative që ajo disponon. Kosova kashumë përparësi komparative ekonomike në krahasim me shtetet e rajonit. Ajo ka nëntokën esaj të pasur me lëndë të parë dhe minerale, që ia kanë lakmi shumë shtete. Ajo, për momentin,ka kapacitete ekonomike jashtë funksionit, që me investime të pakta do të mund tëfunksionalizoheshin, ka popullsinë relativisht të re e të shkolluar, ka tokën e saj të pëlleshme,ka infrastrukturë të rrugëve dhe të telekomunikacionit relativisht të zhvilluar, ka klimën e sajqë favorizon prodhimin bujqësor e blegtoral, përparësi këto që shumë shtete nuk i kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat